Kupa e Shqiperise / Laci - Gramozi 4-0 | ||||
|
Bardhezinjte e Stavri Nices kalojne pa probleme ne çerekfinalet e kupes se Republikes ku do vihen perballe Vllaznise ne nje derbi te "nxehte" verior. Duke ju rikthyer ndeshjes se zhvilluar ne kompleksin e kombetareve ne Kamez dicka e kthyer tradite nga laçianet te cilet ndeshjet e kupes ne kuader te ruajtjes se tapetit i zhvillojne larg qytetit te tyre, takimi dhuroi momente te bukura me bardhezinjte qe nuk e vejne ne dyshim fitoren per asnje moment. Shqiptari i Laçit ngaMaqedonia, Nexhbedin Selimi hap serine e golave ne minuten 36-te per ta mbyllur pjesen e pare me nje tjeter gol te shenuar po nga ai ne 41-ten. Pjesa e dyte fillon nen diktatin e "vendasve". Talenti Hysa trefishon rezultatin ne minuten e 50-te dhe ne minuten e 56-te sulmuesi Selimi ka kohe dhe per kenaqesi personale duke shenuar golin e katert te ndeshjes dhe te tretin personal. Pjesa tjeter nuk ka shume histori pasi zhvillohet ne mesin e fushes me kurbinasit qe kontrollojne gjithcka. Miqte nga Erseka perpiqen te shenojne golin e nderit pa arritur t'ia dalin. Perfundimisht mbyllet Laçi - Gramozi 4-0 ne nje ndeshje ku spikat mbi te gjitha bomberi Selimi me tripleten e tij dhe kroati Cavriç ne organizimin e manovres bardhezi. Laçianet jane ne çerekfinale duke konfirmuar ambicjet qe kane ne kupe sivjet. Ndeshja e radhes per kampionat te shtunen parashikon sfida te forta per 2 ekipet. Bardhezinjte do presin Vllaznine kurse kolonjaret udhetojne drejt Velipojes Igli Nikolla Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4081 |