Finalja e kupes luhet pasdite | ||||
|
Eshte percaktuar te zhvillohet ne oret e pasdites finalja e Kupes se Shqiperise. Ndeshja mes Beses dhe Vllaznise do te luhet ne kryeqytet, ne impiantin kombetar “Qemal Stafa”. Ende nuk eshte konfirmuar orari i zhvillimit te ketij takimi por te dyja klubet kane kerkuar qe te luhet rreth ores 18:00 per ti mundesuar tifozerive qe te kthehen lehtesisht ne qytetet e tyre. Duke pasur parasysh qe nje takim final mund te perfundoje edhe ne kohen shtese apo ne gjuajtjet e penalltive, drejtuesit e dy skuadrave kane rene dakort qe te mos luhet ne dritat e prozhektoreve por vetem ne oret e pasdites. Per kete takim final pritet qe interesimi i dy tifozerive te jete mjaft i madh dhe shkallet e Qemal Stafes te jene te mbushura.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3731 |