Kupa e Shqiperise / Teuta-Vllaznia 1-0 | ||||
|
Gjysemfinalja e pare mes Teutes dhe Vllaznise i ka buzeqeshur skuadres durrsake, e cila krejt ndryshe nga disa dite me pare ka bere nje loje te kenaqshme dhe me pak kujdes mund te merrte nje rezultat qe mund ta afronte me shume me kualifikimin ne finale. Sfida nis me rivalitet qe ne minutat e para, ku ekipet luftojne shume ne mesfushe dhe ne pjesen e pare, te dyja skuadrat tentojne shume pak per te gjetur rrjeten. Teuta eshte me kerkuese se miqte nga Shkodra, por duheshin pritur minutat e fundit te pjeses se pare qe Durrsaket te shenonin me ane te Miles golin e avantazhit. Pjesa e dyte ka qene mjaft e tensionuar. Tre kartona te kuq, ku dy jane dhene fillimisht per Dushkun e Teutes dhe per malazezin Mrjalevic pas nje perplasje qe keto dy te fundit kane pasur me njeri tjetrin. Me pas I ka ardhur rradha anglezit Feniks te ndeshkohet me karton te kuq pasi ka shtyre gjyqtarin duke mos qene dakort me nje vendim te tij. Deri ne fund te ndeshjes nuk kane munguar rastet per te dyja skuadrat por rezultati nuk ka ndryshuar. Gjithcka eshte e hapur dhe finalistja do te percaktohet pas takimit te ardhshem ne "Loro Borici" Teuta – Vllaznia 1-0 Shenues: Mile 44’ Teuta: Vashaku, Caca, Jakupi, Dushku, Imeraj, Hoxha, Deliallisi (Çota 72’), Muçollari, Hodo, Xhemajli (Stafa 88’), Mile (Dosti 82’). Tr.Y.Shehu Vllaznia: Grima, Smajli, Mervolejviç, Kraja, Osja (Doci 81’), Feniks, Shtubina (Haxhibuliç 69’), Rajoviç, Bala (Leci 63’), Nallbani, Belisha Tr. E.Martini Gjyqtare: K.Meta, A.Pregja, R.Avdo Kartona te verdhe: Deliallisi Kartona te kuq: Dushku, Mervoljeviç, Feniks Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3994 |