Permbytet fusha e Peqinit, shtyhet ndeshja me Dinamon | ||||
|
Ndeshja ndermjet Shkumbinit dhe Dinamos behet e dyta ndeshja pas asaj Gamozi-Teuta, e cila shtyhet per nje date tjeter. Shirat te cilat nuk kane pushuar per asnje moment ne qytetin e Peqinit, kane bere qe fusha sportive e ketij qyteti te gjendet e gjitha e mbuluar nga uji. Fusha me pamjen qe kishte marre sot nuk kishte fare lidhje me nje fushe futbolli, por i ngjante me shume nje fushe ku mund te luhej me se miri Vaterpol. Arbitri kryesor Hoxha duke u konsultuar me dy kapitenet si dhe me te derguarin e FSHF-se, vendosen qe ndeshja te luhet ne nje dite tjeter per arsye te kushteve te keqija qe ishin sot ne fushen sportive te Peqinit. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4421 |