HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 28 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
1/4 Kupa / Besa - Tirana 2-0!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 11 Shkurt 2010 01:30   pdfShtypEmail

xhafa_daniel_thumbBesa ka arritur te fitoje takimin e pare çerekfinal te Kupes se Shqiperise te luajtur ne Kavaje duke bere nje hap perpara drejt kualifikimit. besa ishte me e kompletuar, nderkohe qe Tirana edhe pse ne epersi numerike, nuk mundi ta shfrytezoje mundesine e krijuar

Pjesa e Pare

Perballja midis Beses dhe Tiranes ka filluar ne kushte shume te keqija atmosferike. Gjithe loja eshte shoqeruar me reshje shiu dhe fusha e stadiumit “Besa”, ka qene e mbuluar nga uji dhe balta, e cila mbizoteronte ne cdo cep te fushes. Uniformat e lojtareve jane mbuluar nga balta dhe kjo ka bere qe mos te dallohen me numrat dhe ngjyrat e fanellave te tyre. Ne minute e 11-te, mbrojtesi Andi Lila nderhyn ne menyre te gabuar ndaj nje lojtari te Beses dhe arbitri kryesor Jorgji, vershellen per penallti dhe ndeshkon me te verdhe mbrojtesin Lila. Sulmuesi Mancaku nga pika e bardhe tregohet i sakte duke kaluar skuadren e Duros ne avantazh ne minute e 12-te. Rendimi i terrenit i ka mohuar lojtareve te te dyja skuadrave te dalin ne lojen e tyre. Ne minuten e 19-te, Julian Ahmataj behet i ndeshkuari i dyte per Tiranen me karton te verdhe. Tirana mundohet te barazoje me Ahmatajn dhe Plakun, por pa mundur te mposhtin portierin Shehi. Ne minuten e 32-te, Tefik Osmani behet i ndeshkuari i trete per bardheblute me karton te verdhe. Minuta 44-ter, do te jete fatale per Arapin dhe skuadren e Beses, pasi mbrojtesi nderhyn ne menyre shume te gabuar ndaj Muzakes dhe arbitri kryesor Jorgji e ndeshkon me karton te kuq duke e larguar nga loja dhe duke e lene skuadren e Beses me 10-lojtare. Ne minut e katert shtese Devolli behet i ndeshkuari i katert me karton te verdhe per Tiranen. Pjesa e pare mbyllet me fitoren minimale te vendasve.

Pjesa e dyte

Skuadrat kane hyre ne fushen e lojes me fillimin e pjeses se dyte me uniforma te reja. Ajo qe binte ne sy ishte qe skuadra e Beses i kishte uniformat me menge te shkurtra megjithese temperaturat ishin shume te ulta. Trajneri i Tiranes Astrit Nallbani ka larguar nga loja Bicin dhe ne vend te tij ka aktivizuar sulmuesin Abilaliaj duke pare dhe qe kundershtari kishte mbetur me 10-lojtare. Kampionet e vendit megjithese ne epersi numerike nuk kane mundur dot te barazojne rezultatin ose te vejne nen presion te besuarit e Shpetim Duros. Vetem disa gjuajte nga larg te Ahmatajt dhe Muzakes kane qene shume pak. Sulmuesi vlonjat Daniel Xhafa ka qene me i miri ne fushen e lojes dhe fale kembenguljes se tij ne minuten e 85-te, verdhezinjte do te dyfishojne rezultatin. Nje e vecant ka ndodhur ne perfundim te kohes se rregull te lojes ku arbitri kryesor Enea Jorgji ka lejuar te luhet shtese mbi shtese ne te cilen dhe Tirana mund te kishte ngushtuar rezultatin.

 

Besa : 1-Shehi, 3-Arapi, 4-Endri Vrapi, 7-Cikalleshi (87’Ledio Vrapi), 8-Fagu, 9-Sinani (95’ Shtini), 10-Shkembi (76’ Tragaj), 20-Dhembi, 21-Mancaku, 22-Xhafa, 13-Poçi

Trajnere : Shpetim Duro

Tirana : 1-Nallbani, 5-Pashaj, 6-Lila, 8-Sefa, 9-Plaku (89’ Sina), 14-Devolli, 15-Bici (46’ Abilaliaj), 16-Abraham (70’ Pashaj), 17-Muzaka, 19-Osmani, 28-Ahmataj

Trajnere : Astrit Nallbani

Arbiter : Enea Jorgji

Karton te Verdhe : Lila 11’, Ahmataj 19’, Osmani 32’, Devolli 45’+4’, Pashaj 73’ / Xhafa 69’

Karton i Kuq : Arapi 44’

Shenuesi : Mancaku 12’, Xhafa 85’

 

Altin Ngjela


busy
komente