HOT NEWS
E hënë, 20 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/ Shpresat i marrin pike Rusise
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Qershor 2012 01:00   pdfShtypEmail

shpresat_1Vetëm disa dite pas humbjes ne Portugali, kombëtarja Shpresa e futbollit arrin një rezultat befasues ne takimin e 7 te vlefshëm për eliminatoret e evropianit. Kuqezinjtë e vegjël te drejtuar nga trajner Skender Gega kane arritur te bllokojnë një nga dy pretendentet e grupit Rusinë ne shtëpinë e këtyre te fundit duke i mare një barazim pa gola.

Ky ishte barazimi i dyte për kuqezinjtë ne këtë edicion te cilët ne 7 takime kane arritur një fitore e kater humbje duke u pozicionuar ne vendin e parafundit ne kuotën e 5-pikëve. Ndërkohë Rusia mban vendin e dyte ne grup ne kuotën e 13-pikëve, nje me pak se vendi i pare Portugalia.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit