U-19/ Austri – Shqiperi 0-0 | ||||
|
Pas humbjes ne limitet e kohes shtese me Danimarken, Shqiperia e 19-vjecareve ka marre nje barazim heroik me Austrine ne “Life Arena” te Zajtenshteten. Kuqezinjte e vegjel rezistuan deri ne fund dhe heroi i kesaj ndeshje ishte portieri Mikel Kaloshi qe arriti te priste nje 11-metersh ne minuten e 73-te. Shqiperia e drejtuar nga Skender Gega beri nje loje te mire dhe mori me merite nje pike te rendesishme. Te dyja skuadrat e mbyllen takimin me nga 10-te lojtare. Per kuqezinjte u ndeshkua Qaqi ne minuten e 72-te ndersa per austriaket Pajnzip ne minuten e 77-te. Ky rezultat konsiderohet nje sukses per perfaqesuesen e 19-vjecareve qe duhet thene se eshte nje ekip me lojtare mjaft te talentuar qe do ti sherbejne te ardhmes. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7409 |