EURO 2013 U-21/ Shqiperi-Moldavi 4-3 | ||||
|
Pjesa I Topin e pare nga qendra e ka luajtur ekipi yne Shpresa. Tre minutat e para kane qene shume te vrullshme per ekipin e drejtuar nga Artan Bushati. Ne minuten e dyte nje inkursion vetiak i Brahimit nga krahu i djathte i cili depertone brenda zones pason, por jo ne menyren e duhur per Roshin duke shperdoruar nje rast te mire shenimi. Ne minuten e 7-te, miqte i afrohen golit me ane te Hovanschit, por Frasheri ka bere mrekulline duke shpetuar porten nga pesimi i golit duke mbetur dhe vete i demtuar. Ne minuten e 18-te, Shqiperia kishte te gjitha mundesite per te kaluar ne avantazh, por topi i gjuajtur prej Gaves prek shtyllen e djathte te portierit Rusu. Ne minuten e 33-te, Bushati bene zevendesimin e pare duke larguar Pashen e ne vend te tij aktivizohet Telushi. Minutat e tjera kane qene te qeta pa ndonje rrezik serioz ne portat respektive. Arbitri kater akordon vetem nje minute shtese. Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 0-0. Pjesa II Pjesa e dyte ka filluar me nje zevendesime per tanet. Largohet sulmuesi i Tiranes Bala dhe ne vend te tij aktivizohet elbasanlliu Sadiku. Ne minuten e 49-te, Vajushi gjuan bukur nga brenda zones, por portieri Rusu e ka pritur ne dy kohe. Ne minuten 51-te, miqte bejne zevendesimin e pare largohet Mandricenco dhe aktivizohet Paseciniuc. Ne minuten e 54-ter, miqte kalojne ne avantazh me ane te kapitenit te tyre Lonita. Ne minuten e 59-te, Shqiperia barazone me ane te Armando Sadikut i cili ekzekuton bukur nje goditje denimi. Ne minuten e 60-te, Sallaj shkakton faull brenda zones dhe arbitri skocez Bobby Madden akordon penallti per moldavet. Kapiteni Lonita nuk gabon dhe kalon serish ne avantazh miqte. Ky gole i ka motivuar me shume tanet te cilet brenda pese minutave kane shenuar tre here ne porten e moldaveve. Ne te 75-ten, Brahimi ka barazuar rezultatin kurse Telushi ne te 79-ten ka shenuar nje eurogol, Ne minten e 80-te, Armando Sadiku ka shenuar golin e kater dhe te dytin personal per kete ndeshje. Ne minute e 89-te, Radu Ginsari ka ngushtuar rezultatin ne 4-3, por vetem kaq pasi dhe kater minutat shtese te dhene nga arbitri kater nuk e kane ndryshuar me rezultatin. Shqiperia: Stivi Frasheri; Agonit Sallaj; Roland Peqini; Orgest Gava; Arsen Sykaj (C); Imram Bunjaku; Mergim Brahimi (Fatmir Hysenbelliu 78’); Bekim Bala (Armando Sadiku 46’); Armando Pasha (Bruno Telushi 34’); Armando Vajushi; Odise Roshi Trajner: Artan Bushati Moldavia: Denis Rusu; Alexandru Leu; Mihail Platica; Artur Lonita(C); Constantin Madricenco (Mihail Paseciniuc 51’) (Tudor Starciuc 87’); Gheorghe Andronic (Radu Ginsari 70’); Serghei Gherghiev; Dmitrii Vornisel; Maxim Hovabschii; Serghei Diulgher; Ion Jardan Trajner: Serghei Chirilov Shenues: Sadiku 59’, 80’; Brahimi 75’; Telushi 79’ / Lonita 54’, 61; Ginsari 89’ Karton te verdhe: Agonit Sallaj 60’; Ion Jardan 75’, Mihail Platica 85’ Karton te kuq: Mihail Platica 90+1’ Arbiter: Bobby Madden; Gordon Middleton, Andress Mcwilliam; Kevin Clancy (Skoci) Stadiumi: Skenderbeu Shikues: 600 Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7517 |