U-21/Azerbajxhan-Shqiperi 3-2 | ||||
|
Skuadra Shpresa e Shqiperise eshte mundur ne ndeshjen e fundit te Grupit te 10 nga modestet e Azerbajxhanit me rezultatin 3-2. Ekipi i drejtuar nga trajneri Bushati ka bere nje paraqitje shume te dobet. Nje skuader pa deshire per te luajtur dhe me gabime amatoreske. Skuadra e Azerbajxhanit deri para kesaj ndeshjeje kishte vetem nje pike, por me fitoren e sotme ngjitet ne kuoten e kater pikeve po aq sa ka dhe Shqiperia, por me nje ndeshje me pak se kuqezinjte qe i mbyllen keto eleminatore me nje fitore nje barazime dhe gjashte humbje. Vendasit shenojne tre here ne pjesen e pare. Ne minuten e 17-te, serine e golave do ta hapte Bakhtiyar Soltanov dhe do te pasohej nga Mirhuseyn Seyidov ne minuten e 37-te, dhe do te mbyllej nga Ruslan Gurbanov ne minuten e 43-te. Shqiperia do te ngushtonte rezultatin ne minuten e 45-se, me ane te talentit kavajas Sokol Cikalleshi. Pjesa e dyte do te ishte kopje e se pares. Nje loje nen mesatare me lojtare qe gabojne shume ne mesfushe. Ne minuten e 87-te. Bekim Bala do te shenonte dhe golin e dyte per kuqezinte. Mendohet qe kjo ishte ndeshja e fundit e Artan Bushatit si trajner i ekipit Shpresa te Shqiperise. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6935 |