HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Atdhe Nuhiu: E kam ëndërr të luaj për Shqiperine.
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 10 Shtator 2009 03:39   pdfShtypEmail

Shenuesi i dy golave per skuadren e 21 vjeçareve te Austrise ne ndeshjen ndaj Shqiperise, Atdhe Nuhiu atdhe_nuhiu_austri
ishte protagonisti  kryesor. Jo per faktin se ishte lojtari me i mire i takimit, por ai eshte nje shqiptar qe luan per nje komb
tjeter, ndaj kombit te tij te zemres dhe mezi prêt qe te veshi fanellen “kuq ezi” e te mos i druhet me ketij tensioni moral qe e pershkroi gjate gjithe minutave qe ai u aktivizua.

“Ishte nje ndeshje shume e  vecante per mua. Isha teper i emocionuar perpara ndeshjen dhe nuk dija se sit e veproja. Mezi prisja sa te fillonte takimi qe te pakten te clirohesha nga ajo ndjene emocionuese. Sic e kasha pershkruar edhe me pare ne biseden qe patem perpara ndeshjes une e dija qe do te ishte e veshtire per mu ate luaja ndaj kombit tim te zemres. Ndodhi qe edhe shenova dy here, por ky eshet sporti”, u shpreh ne nje bisede Ekskluzive per Albaniasoccer.com, menjehere pas ndeshjes sulmuesi shtatlarte I skuadres U-21 te Austrise Atdhe Nuhiu.

 

“Luajtem nje ndeshje shume te mire dhe te organizuar me plan. Paraqitja e skuadres ishte e larte dhe ne hyme ne loje shume te angazhuar dhe motivuar me besimin se duhet te fitonim. Shenuam shume shpejt tre here dhe kjo na lehtesoi duke na qetesuar disi ne loje dhe realizuam objektivin tone, qe ishte marrja e tre pikeve », vazhdoi prononcimin e tij Atdheu i cili mendon se Shqiperia ka nje kontigjent te mire lojtaresh, por qe nuk munden te koordinoheshin mire ne fushen e lojes.

 
"Shqiprise i mungoi organizimi i lojes. E kishte veshtire te ndertonte aksione te rrezikshme. Eshte nje skuader me lojtare te talentuar qe dine te manovrojne me topin dhe te luajne mire ne fushen e lojes", theksoi Nuhiu, qe pas takimit pati nje nga momente e tij me te lumtura..


"Ne fund te ndeshjes nderrova fanellen time me ate te kombetares Shqiptare dhe do ta mbaj kujtim. Ishte mrekulli. Ndoshta se shpejti do te me realizohet deshira qe ta vesh edhe une ne fushe at bluze me dy ngjyra « kuq e zi » qe cdo dite e me shume e kam ne zemer. Gjithashtu u takova me shumicen e lojtareve Shqiptar edhe me trajnerin Bushati. I urova suksese gjithashtu nuk munguan edhe nga ai fjalet e mira, komplimentet dhe urimet per suksese te metejshme », tregon i emocionuar Atdheu i cili gjate periudhes qe ai u zevendesua ne disa momente pati edhe fishkellima nga tifozet e shumte shqiptare ne Stadium..

 

"Kur u zevendsova, hodha syte rreth e qark tifozerise dhe pashe me shume tifoz Shqiptar sesa Austriak. U habita, per vete faktin se u preka nga menyra se si reaguan duke me fishkellyer. Por i kuptoj « Fansat » Shqiptar qe reaguan ne ate menyre por i jap nje pergjigje : « Ky eshte ekipi i U-21, kurse me Kombetaret une do luaj me Shqiperine dhe do ti gezoj me gola » ,

 

Atdheu gjate periudhes se levizjeve verore, pasi kishte filluar kampionati Austriak beri nje transferim duke kaluar tek skuadra e Ried qe humbi futbollistin shqiptar te kombetares Hamdi Salihi qe iu bashkua Rapidit te Vjenes.

 

“Hamdi Salihi ishte nje idhull i tifozave “te gjelber” sepse gjithmone ishte ai qe ne shumicen e rasteve ka shenuar per ekipin dhe ka qene protagonist kryesor me golat e tij. Por keshtu e ka futbolli. Gjithcka mund te ndodhi dhe gjerat ndryshojne dhe nuk i dihet se ku do te jesh ne sezonin tjeter. Megjithate, per Salihin te them te drejten degjoj vetem fjale te mira dhe ai i ka mbetur ne zemer gjithe tifozve te Reidit”, u shpreh pasardhesi i “gjahtarrit” te golave tek Ried

 

“Sic dihet tek Ried une jam transferruar si sulmues per te marre deri ne nje fare menyre, peshen e golave qe ka shenuar Salihi. Por, te them te drejten kam nje presion te madh qe ta zevendesoj Salhin sepse e dine te gjithe se cfare lojtari eshte. Sidoqofte, une kam vendosur qe te jem vehtvetja qe te lehtesoj sado pak presionin ndonese ky fakt me motivon. Shpresoj qe te arrij sa me shume suksese dhe trofe me Ried dhe ta ndihmoj skuadren te ngjitet sa me lart. »

 

Perfundimisht, deshiroj te falenderoj faqjen tuaj per angazhimin dhe dua te theksoj se e kam thene edhe ne mediat Austriake  « Une jam Shqiptar dhe do te luaje per Shqiperine », sa te vij momenti qe une te kem zgjidhur statusin e EU si lojtar qe jam ne klub dhe pastaj ngelet vetem te vesh fanellen « kuq e zi », perfundoi prononcimin e tij Ekskluzive per Albaniasoccer.com, sulmuesi shtatlarte i SV Ried dhe U-21 te Austrise Atdhe Nuhiu

 

Intervistoi : Lavdrim Nuhiu


busy
komente