Josip Kuzhe preferon ti shikoje nga afer talentet qe ndodhen ne Greqi | ||||
|
Trajneri Josip Kuzhe dhe ndihmësi i tij Dzemal Mustedanagiç, do të marrin pjesë në grumbullimin seleksionues që do të kryhet Greqi nga data 18 deri në 21 Janar me futbollistë të moshës 19-21 vjeç. Ata do të të jenë së bashku me trajnerët e këtyre skuadrave Artan Bushati (U-21) dhe Ramadan Shehu (U-19). Ky grumbullim seleksionues, do të zhvillohet, për të parë nga afër elementë të spikatur të cilët jetojnë në Greqi dhe aktivizohen me klube të këtij vendi. Në muajin Dhjetor një seleksionim i tillë, është bërë edhe për moshat 15 dhe 17 vjeç, ku janë evidentuar disa elementë të spikatur që do të thirren në skuadrat kombëtare të këtyre moshave.
Media FSHF
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6091 |