Miqësore U-17/ Shqipëri – Kosovë 2:0 | ||||
|
Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka zhvilluar miqësoren e parë ndërkombëtare prej se FIFA mori vendim për lejimin e miqësoreve me grupmoshat e reja. Skuadra e drejtuar nga Besnik Kollari, të dielën, në Kukës, ka zhvilluar ndeshje me Përfaqësuesen e Shqipërisë U-17, të drejtuar nga Xhemajl Mustedanagiq, e ku ka pësuar humbje me rezultat 0:2. Golin e parë për Shqipërinë e realizoi kosovari Drilon Cenaj, në minutën e 5-të, kurse golin e dytë dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfide e vulosi Keidi Bare, në minutën e 70-të. Trajneri i Shqipërisë, Mustedanagiq në këtë miqësore pati në radhët e skuadrës së tij 10 kosovarë. “Kosova u paraqit mirë dhe duhet lavdëruar për punën që e kanë bërë”, ka theksuar Mustedanagiq. Ndërkaq, trajneri i Kosovës, Besnik Kollari u shpreh: “Ishte një ndeshje testuese. E rëndësishme ishte të testoheshin këta djelmosha, meqenëse ka kohë që nuk kemi zhvilluar ndeshje. Nga grumbullimi i parë që kemi pasur me këtë grupmoshë, na kanë munguar tetë futbollistë, ku disa prej tyre iu bashkuan pikërisht Shqipërisë”. Shqipëria – Kosova 2:0 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6858 |