HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqesore U-17/ Shqiperi-Slloveni 1-1
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 23 Shkurt 2012 23:15   pdfShtypEmail

u-19_shqiperiKa përfunduar në barazim 1-1 ndeshja midis 17-vjeçarëve të kombëtares sonë me ate sllovene. Edhe kësaj here, skuadra kuq e zi ka dalë “huq” teksa në dy takime nuk ka marrë asnjë fitore. Të parët që realizuan ishin miqtë, që në minutën e katërt me anë të Zahoviçit. Për tanët barazoi shifrat kapiteni Marku në minutën e 24’ me anë të një 11-metërshi. Barazohen shifrat dhe tanët mund të marrin frymë lirisht.

Rastet për shënim pas barazimit mungojnë, megjithatë rastin më të mirë të pjesës së parë për të kaluar në avantazh sërish e ka autori i golit për Sloveinë, Zahoviç, por goditja e tij grushtohet bukur nga Teqja.

Në të dytën është Shqipëria që sulmon më shumë dhe i afrohet golit në minutën e 59’ me anë të Ymeraliajt, i cili nëse do të ishte treguar më i vëmendshëm do të kishte përfituar nga një kthim prapa i topit i mbrojtësve sllovenë tek portieri. Janë minuta që flasin më shumë për kombëtaren tonë, pavarësisht se nuk kanë shumë raste të pastra për të shënuar.

Miqtë duken të dorëzuar dhe shumë rrallë sulmojnë. Tetë minuta nga fundi do t’i takojë Çekiçit të vërë në provë portierin mik, por gjuajtja e tij potente pritet mjaft mirë nga gardiani slloven. i gjithë takimi përfundon në shifrat 1- 1, me një Shqipëri që pati ngritje në lojën e saj, në krahasim me ndeshjen e zhvilluar para dy ditësh.

Shqiperia : Teqja (Gjonikaj 55’), Jonuzi, Hakrama, Marku, Borshi (Kalaja 25’), Çekiçi (Murati 74’), Ymeraliaj (Vatnikaj 70’), Ymeraj (Bojaj 66’), Bardhi, Çema, Sinani

Trajner : Xh. Mustadanogiç

Sllovenia :
Goluboviç, Paljosiç (Klemençiç 54’), Hvastja, Dautoviç, Vukliseviç, Hotiç, Barisiç (Rudonja 66’), Zahoviç, Gajiç (Sauperl 48’), Reja (Vujçiç 41’), Cringoj (Dodlek 62’)

Trajner : M. Kostiç

Gjyqtaret :
E. Dyrmyshi, E. Potoni , D. Myftari (Tiranë)

Kartone te verdhe :
Çekiçi / Dautoviç, Paljusiç

Klevis Bejkolli


busy
komente