Miqesore U-17/ Shqiperi-Slloveni 0-1 | ||||
|
Ekipi kombetar U-17, ka zhvilluar nje ndeshje miqesore diten e sotme ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, te qytetit te Elbasanit ne kuader te pergatitoreve te Kampjonatit Europian te Grupit Elit. Trajneri Mustedanagic e ka filluar lojen me keta lojtare: Teqja, Jonuzi, Hakrama, Marku, Borshi, Vorpsi, Kalaja, Ymeraliaj, Ymeraj, Bardhi dhe Murati. Lojtaret tane ne pjesen e pare kane qene shume te paqarte. Ata kane luajtur me topa te gjate, por kjo ska qene favorizuese per tanet pasi kundershtaret slloven ishin me shtatlart se lojtaret e kombetares tone. Me fillimin e pjeses se dyte miqte shenojne golin e avantazhit me ane te Sauperl i cili do te rezultonte dhe goli i fitores per ekipin kombetar Slloven. Trajneri Mustedanagic duke pare qe mesfusha nuk po funksiononte aktivizone lojtarin Florent Bojaj qe luan ne Angli. Me futjen e tij loja e kuqezinjve ndryshon totalisht. Presioni mbi kundershtarin u rrite, por sulmuesit nuk munden te konkludonin sic duhet rastet e krijuara ne porten e tyre. I gjithe takimi perfundoj me fitoren e ngushte te miqve 1-0, por duhet theksuar qe loja u luajt ne nje terren shume te keq duke mos i lejuar lojtaret te jepnin me te miren e tyre. Diten e enjte serish ne stadiumin e Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”, do te luhet takimi i dyte miqesore me Sllovenin. Ne tribunen VIP te “Ruzhdi Bizhutes”, ishin te pranishem Redi Jupi, Foto Strakosha si dhe menaxheri FIFA-s, Mario Cenolli. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5937 |