Miqësore U-19 / Shqipëri – Qipro 2 – 2 | ||||
|
Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërise dhe Qipros sërish nuk ka nxjerr asnjë fitues. Të dy trajnerët kishin bërë ndryshime nga ndeshja e parë miqësore e luajtur në Durrës. Në një fushë për tu pasur zili në “Ruzhdi Bizhuta†lojtarët e të dyjave skuadrave kanë zhvilluar një lojë mbi mesataren. Shqipëria kalon e para në avantazh pas një goli të shënuar nga kapiteni Hoxha me kokë ne minuten e 25-te. Pjesa e parë përfundon me fitoren e skuadrës tonë kombëtare. Në pjesën e dytë skuadra Qipriote është më kërkuese dhe arrin të barazojë në minutën 54-tër. Charambolos pas një sllaumi ka gjuajtur bukur dhe me intiligjencë dhe ka mposhtur portierin Gjergji i cili mbart dhe pjesën e tij të fajit në këtë gol. Goli i pësuar e ka zgjuar skuadrën tonë e cila i ka rritur sulmet në drejtim të portës Qipriote. Në minutën e 79-të Manuka pas dy triblimeve të bukura ka mposhtur portierin Kristof duke i dhënë sërish avantazhin Shqipëris. Kur të gjithë prisnin përfundimin e lojës dhe fitoren e Shqipëris ndodh ajo që ne Shqiptarëve s’na bënë më përshtypje pasi gjithmonë jemi ndëshkuar dhe vazhdojmë të ndëshkohemi në minutën e fundit të lojës.Pas një dalje amatoreske të portierit tonë skuadra Qipriote barazon me G.Filaktou. Në dy ndeshje të zhvilluara ndërmjet Shqipërise dhe Qipros nuk fitoi asnjëra duke u ndarë në të dy përballjet në barazim. Shqipëri: Gjergji, Hoxha, Pulaj, Bishaj, Ruci, Vajushi, Mustafaj, Hasani, Sadiku ( 57 Tushe), Beqiri ( 56 Koni). Manuka. Trajner: R.Shehu Qipro: Kristofi, Charalambos, Rochias, Teofanos, Papadopulo ( 63 G.Filaktou), Sotiriou, Economau ( 60 Mikhail), E. Filakton, Vasilu , Motidis, Panagaton. Trajner: Z. Zouvanis Shënues: Hoxha 25’, Manuka 79’, Charambolos 54’, G.Filaktou 90’ Gjyqtarë: Blendi Breshanaj.  Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7214 |