U-15 / Shqiperi - Mali i Zi 1-2 | ||||
|
 Ishte nje ndeshje me shume rivalitet duke marre parasysh faktin qe ekipi malazez ka shume lojtare cilesore, disa prej te cileve  luajne ne ekipet e ndryshme te Europes. Ekipi yne luajti me te njejtin formacion qe luajti ndeshjen e pare kunder Lihteshtajnit vetem duke bere disa ndryshime te nevojshme per menyren taktike te lojes.  Pjesa e pare perfundoi 0-0 duke pasur epersi numerike per ekipin tone pasi portjeri malazez Marko doli me karton te kuq ne minuten e 15-te pasi pengoi sulmuesin tone Bardhi jashte zones se reptesise .  Nuk u  zhfytezua kjo epersi dhe keshtu ekipet u futen ne dhomat e xhveshjes me rezultat te barabarte pa gola.  Ne pjesen e dyte ekipi yne hidhet ne sulm qe ne minutat e para per te zhblokuar rezultatin, por malazezet shrytezuan shpejtesine dhe tekniken e futbollistit te tyre me te mire Krstovic me numrin 10 qe pasi dribloi dy mbrojtes tane doli vetem per vetem me portjerin dhe shenoi golin e pare duke I dhene avantazhin malit te Zi me rezultatin 0-1. Nuk kaluan as 10 minuta nga pesimi i golit te pare dhe i gjithe ekipi yne I cili kishte dale ne sulm per te barazuar, ndeshkohet, pasi pesojme edhe golin e dyte, me te njejten strukture loje, kundersulmin.  Megjitheate, dizavantazhi i krijuar nuk e demoralizoi ekipin. E gjithe loja pastaj flet per ekipin tone i cili shenoi gol me ane te Ymeralilaj dhe kishte shume mundesi per te barazuar, por nuk arriti te konkludonte rastet e krijuara. Megjithe humbjen nga ky turne mund te thuhet se si ekip perfituam shume gjera pozitive per te ardhmen.  Ne radhe te pare UEFA e ben kete aktivitet per kete moshe jo me shume per rezultatin se sa per anen edukative te femijeve ne turne te tilla te cilat nga ana e organizimit ishte ne te njejtin nivel me ato te ekipeve te para kombetare.  Gjithashtu duhen thene fjale te mira edhe per Federaten tone te futbollit qe e kishte vleresuar kete aktivitet duke u perfaqesuar me Z. Mehdi Bushati dhe Z. Medin Zhega.  Pas perfundimit te ketij turneu ku cdo gje ishte me se e vlefshme, thenjet e trainerit te ekipit tone kombetar U-15 Sulejman Demollari ishin modeste dhe me promisa per te ardhmen e kesaj skuadre.  « Per ne kishte vlera, fitimi i nje kombetare te vogel te prespektives gje e cila te le te kuptosh qe gjerat ne futbollin shqiptar kane filluar te permiresohen dhe keta femije te kene vazhdimesi sa me pozitive ne te ardhmen, duke i ndihmuar me eksperiencen e krijuar nga aktivitete te kesaj natyre ».  Shqiperia – Mali i Zi 1-2
Ora 17.00 lokale Shikues rreth 250 Shqiperia: A.Teqja, A.Taci (Kalaja) (Tirana), K.Borakaj, M.Bardhi, K.Marku, E.Hoxha, K.Nuri, J.Vatnikaj (Milori), A.Cakalli, F.Ymeralilaj, E.Hoxhallari Mali i Zi: Kordić, Vico, Marković, Å arkić, PranÄić, Nedović (Nenezić), Jovanović (Ćosić), Kosović, Krivokapić (Dragović), Krstović, Grbović. Gjyqtar: Arjom KuÄin (Kazakstan) Shenues:  Ymeralilaj 68'/ Krstović 47',  Kosović 58' Kartona te verdhe: Taçi  / Å arkić, Jovnaović, Kosović, Krstović, Grbović Karton i kuq: Kordić 12'
Vangjel Cavo Set as favorite Bookmark Email this Hits: 9561 |