U-15/ Stervitje serioze perpara finales |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 19 Tetor 2009 03:37 |  |  |  | |
Kombetarja u-15 kreu stervitjen e rradhes ne prag te finales me Malin e Zi qe do zhvillohet ne Nyon te Zvicres ne oren 17.00 lokale, diten e hene . I gjithe grupi kane qene ne nje gjendje te mire pervec qendermbrojtesit Marku qe ka nje terheqje ne kemben e djathte dhe per aktivizimin e tij do vendoset ne diten e ndeshjes. Te gjithe djemte jane te mobilizuar per finalen dhe kete e treguan dhe ne stervitjen e sotme qe u be ne Crans. Traineri Sulejman Demollari dhe ndihmesi i tij Isuf Bujari kane punuar me shume per kete ndeshje ne anen taktike per te bllokuar kundershtarin ne mezin e fushes, per vete faktin se Mali i Zi ka disa lojtare mjaft te mire, ku spikasin numri 10-te Krstovic dhe numri 11-te Grbovic. Te gjithe jane te mobilizuar dhe presim shpirterisht nje ndeshje te mire dhe me rezultat pozitiv qe ti krijoje mundesine ekipit kombetar U-15 per tu inkuadruar ne finalet e Singapor 2010.
(Ne foto: Ekipi U-15 gjate stervitjes ne Zvicer, perpara takimit final)Â Â
Nga Gjeneva Vangjel Cavo
 |