Sadulla Elezi: Dua te luaj per Shqiperine! | ||||
|
Emri : Sadulla Mbiemri : Elezi Datelindja : 01-12-1991 Gjatesia : 179-cm Pesha : 72-kg Pozicioni : Mesfushor i majte/i djathte Talentet shqiptare si brenda Shqiperise dhe jashte saj nuk mungojne, por vetem duhet ti zbulosh dhe ti mbeshtesesh duke i thirrur ne kombetaret perkatese ose ne zboret e ndryshme qe zhvillojne ekipet kombetare. Pas portierit Geri Lika qe luan ne Danimarke, Atdhe Nuhiu qe luan ne SV Ried dhe me kombetaren U-21 te po ketij vendi dhe qe i shenoi dy gola skuadres tone Shpresa ne perballjen e tyre direkte, nje tjeter talente qe aktivizohet ne Danimarke ka shprehur deshiren per te luajtur me kombetaren Shqiptare.
Tetembedhjete vjecari Sadulla Elezi me origjine nga Tetova e Maqedonise, por i lindur ne Danimarke dhe me pashaporte Maqedonase ka shprehur deshiren e tij per te luajtur me kombetaren e origjines, me ate Shqiptare.
Me kane propozuar qe te luaj me kombetaren Daneze U-18, por nuk kam pasur pashaporte te ketij shteti megjithese jam lindur ketu, por deshira ime dhe e familjes time eshte qe te luaj per ngjyrat kuq e zi u shpreh Sadulla Elezi per Albaniasoccer.com.
Futbollin e kam filluar qe ne moshen tete vjecare me skuadren e Bronshoj. Kam qendruar te ky ekip deri ne moshen 13-te vjecare. Pastaj kalova te skuadra FC Kopenhagen ku dhe qendrova dy vjete. Nga mosha 15-te, e deri me tani luaj per skuadren B93 Kopenhagen. Une luaj si mesfushor i djathte dhe i majte dhe per mua eshte njelloj nuk ndjej veshtiresi ne pershtatjen me krahun. Luaj mire me te dy kembet dhe kjo me ka ndihmuar shume, vazhdoi prononcimin e tij e riu 18 vjecar.
Aktualishte luaj me skuadren e te rinjve ku dhe jam kapiten, por grumbullohem dhe me skuadren e pare kur me therret trajneri. Ne kampionatin qe sapo ka filluar kam shenuar dy gola ne tre ndeshje dhe ekipi ndodhet ne vendin e trete me pese pike. Kete vit shpresojme te fitojme kampionatin e te rinjve pasi kemi nje grup te mire futbllistash, shpjegon lojtari e talentuar e cili nuk e fsheh deshiren qe ka per te luajtur per kombetaren e moshave te Shjqiperise.
Deshira ime eshte qe une te luaj per Shqiperine dhe une do vazhdoj te luftoje per te realizuar endren time perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, Sadulla Elezi Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 26701 |