HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 15 Gusht 2018
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shqiperia ne histori: shkon, beson dhe fiton
nga Administrator   E hënë, 20 Qershor 2016 08:54   pdfShtypEmail

goli-sadikutMbreme ka qene nje nate historike per ekipin e Shqiperise dhe te gjithe shqiptaret anembane botes qe kane ndjekur me shume vemendje ndeshjen Rumani - Shqiperi. Armando Sadiku ka bere qe te qajne, te qeshin dhe te festojne si te çmendur te gjithe shqiptaret. Nje gjuajte me koke e telekomanduar nga Armando Sadiku, mbas krosit perfekt te Memushajt, kane mjaftuar qe Shqiperia te marre fitoren e pare ne nje eveniment si kampionati europian. 
Shqiperia e fillon ndeshjen me te njejtin modul ashtu si kunder Frances dhe ne vend te Kukelit te skualifikuar aktivizohet Migjen Basha. 
Minutat e para te ndeshjes jane me te mira per romunet te cilet kerkojne porten me ane te sulmuesit Alibec i cili ben nje gjuajte te forte ne minuten e 8 por ka reaguar mire Berisha. Eshte gjithnje sulmuesi Alibec qe rezikon porten e kombetares tone, por gjuajtja e tij ne minuten e 16 perfundon jashte kuadratit te portes. 
Ne minuten e 20 do te vije reagimi i pare me ane te Bashes, gjuajta e tij nga me shume se 25 metra eshte e dobet dhe pritet nga portieri romun Tartarusanu. 
Lojtaret e kombetares tone luajne me kujdes dhe kerkojne qe te befasojne me ane te kundersulmit. Ne minuten e 23 Sadiku jep nje top mbas kraheve te mbrojtjes romune per Lilen i cili kroson per Lenjanin i cili zihet ne pozicion jashte loje. Nje rast shume i mire per Shqiperine qe ka rritur ndjeshem presionin mbi romunet. Ne minuten e 34 do te vije nje tjeter rast shume i mire per Shqiperine, Memushaj deperton bukur ne zone, shmang kundershtarin por gjuajtja e tij nuk eshte e forte dhe grushtohet ne korne nga portieri Tartarusanu. Goditje nga kendi per Shqiperine e cila organizon nje skeme te bukur por gjuajtja e Bashes nuk eshte ashtu sic duhet duke perfunduar jashte. Vjen minuta e 44 e ndeshjes, Memushaj harkon bukur nje top, ku Sadiku e ndjek me vemendje dhe telekomandon me koke topin qe perfundon ne rrjet. Delir ne shkallet e stadiumit, ne delir futbollistet e kombetares te cilet festojne me tranjerin De Biasi dhe zevendesin e tij Tramezzani, ne delir edhe te gjithe shqiptaret qe ndjekin ndeshjen ne sheshe apo ne shtepia e tyre. 
Nje gol me se i merituar per kombetaren tone. Pjesa e pare perfundon ne avantazh te kuqezinjve. 
Shqiperia e fillon pjesen e dyte me te njejtin formacion, kurse Rumania ben nje zevendesim. Djemte e kombetares tone e fillojne ndeshjen me te njejtin ritem si ne fundin e pjeses se pare dhe luajne te qete, besojne tek fitorja e kerkojne te sulmojne drejt portes romune. 
Ne minuten e 50, kundersulm per Shqiperine, serish Memushaj jep je top te bukur per Sadikun i cili nuk e zoteron sic duhet duke i dhene mundesi mbrojtesve romun te kthehen ne pozicionet e tyre dhe te mos shfrytezoje sic duhet nje rast shume te mire. 
Ne minuten e 59, heroi i takimit Sadiku do t'i leje vendin Balaj, stadiumi ushton nga brohoritjet. Ne minuten e 63 do te jete serish Memushaj qe ben nje gjuajtje ne drejtim te portes por qe pritet nga portieri Tartarusanu. Romunet rrisin presionin ne porten Shqiptare ne kerkim te golit te barazimit por mbrojtesit kuqezi jane te kujdesshem ku Ajeti sebashku me Mavrajn jane te pakalueshem.
Ne minuten e 77 nje rast shume i mire per Rumanine, Sapunaru jep nje top te sakte per Andone i cili gjuan por topi perfundon ne traverse.
Ne minutat e fundit lojtaret kuqezi do te kerkojne perseri porten romune me disa inkursione te shpejta te Roshit. Ne minuten e 87, egzekutohet nje goditje nga kendi per Shqiperine, serish realizohet nje skeme por Mavraj nuk arrin ta kthej sa duhet topin qe perfundon ne rrjeten e jashtme. 
Minutat shtese jane te qeta per Shqiperine qe arrijne te mbrojne rezultatin e arritur ne pjesen e pare. 
Me kete fitore Shqiperia arrin 3 pike duke u renditur e treta ne grup mbas Frances me 7 pike dhe Zvicres me 5 pike. 
Ekipi kuqezi ka treguar ne keto tre ndeshje se e meriton plotesisht te ishte pjese e europianit France 2016, erdhi me merite, besoj tek kapacitetet e veta dhe fitoj. Tani te shpresojme qe te kualifikohemi si ekipi i trete me i mire. 



busy
komente