HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 21 Qershor 2018
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shqiperia beson tek kualifikimi
nga Administrator   E diel, 19 Qershor 2016 14:58   pdfShtypEmail

forca-shqiperiaSonte ne oren 21:00 ne stadiumin de Luminiers te Lionit luhet ndeshja me e rendesishme e kombetares kuqezi. I gjithe stafi dhe lojtaret e Shqiperise jane optimiste per te arritur nje fitore kunder ekipit te Rumanise. Pavaresisht se Shqiperia akoma nuk ka shenuar asnje gol ne 2 ndeshjet e para kunder Zvicres dhe Frances tranjeri De Biasi eshte i bindur qe ekipi ne ndeshjen kunder Rumanise do te arrije tek goli. De Biasi eshte i sigurte qe ne qofte se lojtaret e tij do te shfrytezojne rastet qe krijojne atehere goli do te vij. Nga ana tjeter De Biasi dhe lojtaret vlersojne maksimalisht ekipin e Rumanise dhe do te impenjohen maksimalisht per te eliminuar gabimet e bera ne 2 ndeshjet e para. "Kjo eshte ndeshja me e rendesishme e karrieres tone futbollistike dhe jemi te motivuar per te arritur fitoren"- eshte shprehur portieri Berisha.
De Biasi duket se do te luaje teknikisht ashtu sic ka bere ne 2 ndeshjet e kaluara kunder Zvicres dhe Frances me modulin 4-5-1. "Ky modul na ka dhene mundesine qe te krijojme goxha raste per te shenuar si me Zvicren ashtu edhe me Francen. Gjithashtu ekipi ka bere nje paraqitje me shume se dinjitoze dhe kemi treguar se e meritojme te vazhdojme me tej" - ka perfunduar De Biasi. Me te njejtin optimizem jane edhe lojtaret e tjere te kombetares te cilet me nje fitore kunder Rumanise kane shanse per t'u kualifikuar ne 1/16 te kampionatit europian.
Edhe tifozet e shumte shqiptar te cilen kane shkuar ne Lion per te ndjekur ekipin e tyre jane optimiste dhe besojne se ekipi i tyre e ka forcen e duhur per ta kaluar me sukses ndeshjen kunder Rumanise.
Ekipi i Shqiperise pritet ta filloje ndeshjen me kete formacion (4-5-1): Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Lila, Xhaka, Kaçe, Abrashi, Lenjani dhe Sadiku.
Kurse ekipi rumun pritet ta filloje ndeshjen me keto futbolliste (4-2-3-1): Tartarusanu; Sapunaru, Chiriches, Grigore, Rat; Prepelita, Hoban; Torje, Stanciu, Stancu dhe Alibec.


busy
komente