HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League / Kristi Vangjeli: “Miqtë” tek Skënderbeu do paguajnë darken!
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Gusht 2013 06:14   pdfShtypEmail

Mbrojtesi shqiptar i Cernomorets Kristi Vangjeli, i cili ka lindur ne Korçë do te luaje ne PLAY-OFF te Europa League kunder skuadres se tij te zemres, kampiones se Shqiperise, Skënderbeu.

“Do të jetë përballje speciale. Eshte skuadra e vendlindjes time. Kam shumë shokë dhe miq tek Skënderbeu Eshte hera e pare qe une do te luaj ndaj nje skuadre Shqiptare ne Ligat Evropiane dhe nuk e di se çfarë ndjenjash do më “mbërrthejnë”, sidomos ndaj Skënderbeut”, u shpreh Kristi Vangjeli Ekskluzivisht për Albaniasoccer.com.

Mbrojtesi 27 vjecar , i cili ka lidhje te ngushta me shumicen e futbollisteve te Skenderbeut, nuk e mohon miqesine me lojtaret e Kampiones se Shqiperise, por gjithashtu ruan profesionalizmin kur behet fjale per ballafaqimin ne fushen e lojes. “Jemi miq jashte fushe. Ne lojë jemi kundershtare”, theksoi Vangjeli, i cili do te shtonte; me humor “Do ti kerkoj trajnerit te me fusi sulmues ne nje fragment loje ose te me leri te gjuaj ndonje penallti qe mund te shkaktohet ne favor qe ti shenoj Shehit, “ëndërron” mbrojtesi shqiptar.

Optimist se skuadra e Cernomorets ka shanse te medha per tu kualifikuar dhe eliminuar Skenderbeun, Kristi shpjegon se per ata qe do humbin do te kete disa kushte suplementare qe duhen plotesuar. “Shkembi dhe shoket e tjere tek Skenderbeu do te paguajne darken e eliminimit edhe pse do te jene mysafire ne ndeshjen e pare”, tregon duke qeshur mbrojtesi Korçar, i cili sipas trajnerit te Skenderbeut Mirel Josa, se bashku me sulmuesin tjeter shqiptar te Cernomorets Elis Bakajdo te jene pikat referuese ne ndihme te ekipit Ukrainas, qe sipas trajnerit shqiptar eshte dicka normale.

“Te them te drejten une nuk e njoh me detaje Skenderbeun dhe menyren se si luajne si skuader , por njoh lojen e disa lojtareve ne pergjithesi. Profesor Mireli eshte trajner profesionist dhe e kupton poziten ne te cilen ndodhem une dhe Bakaj, pasi ai ka qene vete futbollist dhe fatkeqesisht ingranimi yne ne planink taktik te skuadres eshte nje situate e pa evitueshme, por nuk eshte e thene qe do te jete determinues ne zgjidhjen perfundimtare te rezultatit, perfundoi Vangjeli prononcimin e tij per Albaniasoccer.com


busy
komente