HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 22 Maj 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Legjionarët/ Monako në gjurmët e Etrit Berishës, portieri shënon gol dhe barazon
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 27 Korrik 2013 21:46   pdfShtypEmail

etrit berisha kalmarRadamel Falkao, Erik Abidal, Joao Moutinjo dhe...Etrit Berisha. Bombën më të fundit të merkatos e lëshon e përditshmja suedeze, “Sport Bladet”, sipas së cilës, “gardiani” i kombëtares shqiptare është në gjurmët e skuadrës së Monakos. Klubi i principatës, që po bën investime të fuqishme për të ndërtuar një ekip për të thyer hegjemoninë e Paris Saint Germain në Francë, kërkon siguri në katërkëndësh dhe kërkimet e tyre mesa duket janë ndalur në Suedi, ku militon 24-vjeçari shqiptar. Dhe si për ironi të fatit, nën sytë e vëzhguesve francezë, portieri shqiptar ka shënuar gol në minutën e 80’ nga pika e bardh e penalltisë, duke barazuar rezultatin për ekipin e tij të Kalmarit, sepse ka realizuar golin e dytë kundër Bromapojkarnës.

Shoqëria e manjatit rus, Dimitry Rybolovlev, ka dërguar disa vëzhgues në vendin nordik për të ndjekur nga afër portierin e skuadrës së Kalmarit. “Sport Bladet” e ka kontaktuar personalisht portierin kuqezi, i cili nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj, duke theksuar se për momentin nuk ka asnjë lëvizje konkrete, por shtoi se ëndrra e tij është të luajë në një skuadër të madhe europiane. Në vijim, Berisha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ndihet nervoz kur luan përballë vëzhguesve të dërguar nga një skuadër kaq e rëndësishme, duke theksuar se paraqitja e tij është e njëjtë në çdo ndeshje edhe pse e ka të vështirë të përqendrohet kur e shohin të dërguar specialë. 24-vjeçari, i lindur në Prishtinë, është bashkuar me skuadrën e Kalmarit që në vitin 2008, por muajt e fundit, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave me emër në Europë. Ai u bë i famshëm kur fitoi edhe rolin e titullarit në portën e kombëtares shqiptare.

Etrit Berisha shënon golin e barazimit në minutën e 80' nga pika e bardh e penalltisë (kliko-video)


busy
komente