Itali/ Lacio uron Canën për 30-vjetorin e lindjes | ||||
|
Lorik Cana ka mbushur 30 vjeç dhe të parët që kanë nxituar për ta uruar kapitenin shqiptar janë tifozët e Lacios. Nëpërmjet një komunikate në faqen e specializuar “La Lacio siamo noi”, mesfushori i lindur në Gjakovë, mori urimet e rastit nga shoqëria, stafi, të gjithë tifozët. “Nuk di të të them nëse jam një lider te kjo skuadër, por mund të them me siguri se jam përherë gati për të ndihmuar ekipin në momente të vështira. Për mua kanë shumë rëndësi rezultatet dhe në këtë aspekt, suksesi në Kupë është i paharrueshëm. Besoj se jam rikthyer në formën time më të mirë, duke lënë pas disa dëmtime jo shumë të lehta. E konsideroj veten një lojtar luftarak. Këtu në Romë ndihem mirë. Kam uri për suksese të tjera”, - pohon kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, që mbushi 2 vjet te Lacio. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4276 |