Në fokus/ Mediat serbe: Turp, Shqipëria para nesh! | ||||
|
Kjo ngritje e Shqipërisë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në shtetet fqinje, përkatësisht në Serbi, pasi përfaqësuesja e këtij vendi është për katër vende më poshtë se Shqipëria. Serbia ka humbur pesë pozicione nga muaji i shkuar dhe tani renditet e 41-ta. Këtë ngritje të Shqipërisë mbi Serbinë, mediat serbe e konsiderojnë turp për futbollin serb. Pas kësaj, mediat serbe kanë marrë edhe më shumë shkas për të sulmuar trajnerin Mihajloviç, që nuk po kalon momente të mira. “E kemi prekur fundin, edhe Shqipëria ka kaluar Serbinë në rënditjen e FIFA-s”, ishte titulli i portalit “Telegraf.Rs”. Gati në tërësi mediat online të Serbisë, raportimin për rënditjen e FIFA-s, e kanë lidhur që në titull me hovin e Shqipërisë. “Serbia pas Shqipërisë, ishte titulli i portalit “B92”. “Edhe Shqiponjat Shqptare para kolibrave”, ishte titulli i “Smedia.Rs”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4424 |