HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Brazil 2014/ Shqipëri- Norvegji 1-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Qershor 2013 22:07   pdfShtypEmail

valdet rama gol norvegjiaShqipërisë i shpëton fitorja nga duart në fundin e lojës, në të vetmin vetmin gabim difensiv të kuqezinjve, por skuadra e De Biasit me rezultatin 1-1 mbetet në vendin e dytë. Minuta e 87 prish festën e madhe në "Qemal Stafa", të ndezur që herët e që kulmoi me golin e Valdet Ramës në fundin e pjesës së parë. Pa 6 titullarë italiani organzion një skudër agresive, me Canin e Salihin në presing dhe ndihmë të mesfushës. Mavraj provon në minutën e parë, por goditja me kokë e mbrojtësit devijohet në kënd nga reagimi i portierit norvegjez. Pozitat delikate rëndojnë mbi këmbët e futbollistëve të dy skuadrave dhe pak raste krijohen. I vetmi moment i vështirë në portën e Berishës është në minutën e 12 kur portieri shtatlartë ndërhyn në dy kohë për të shmangur rrezikun. Rritet loja e kuqezinjve me kalimin e minutave, katë minutë më pas Salihi ka mundësinë më të mirë, pas inkursionit në krah të Ramës, por shkodrani në pozicion të prirët nuk gjen kuadratin. De Biasi insiston në lojën në krah dhe premiohet në minutën e 41, kur Valdet Rama bën gjithcka vetë. Mesfushori futet në zonë shmanget dhe befason portierin në shtyllën e parë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Goli i parë në ndeshjen e parë eleminatore për Ramën që merr edhe duartroktitjet e kryeministrit Berisha në tribunë? Nuk ndryshon agonizmi i kuqezinjve edhe në pjesën e dytë, por këtë herë fati nuk është në anën tonë, sepse goditja e Salihit ndalet nga traversa në minutën e 67. Një mundësi e cuar dëm, ashtu si edhe ajo e minutës së 72, pas një skeme brilante në zhvillimet e një goditje dënimi. Vetëm rrjetë e jashtme e Vilës, ndërsa në minutat e fundit ka kohë edhe për debutimin e Kaces. Por pikërisht atëherë vikingët godasin pas një goditje këndi. Hogli më shtatshkurtri ndër norvegjezët shënon me kokë në qendër të mbrojtjes, duke sfumuar kështu shkëputjen e shpresuar ndaj Islandës. Me 10 pikë, një pas Zvicrës që ka një ndeshje më shumë për të luajtur, Shqipëria mban pas Islandën, por duhet të bëjë tani llogaritë me tre transferta në katër eleminatoret e fundit.

Shqiperi-Norvegji 1-1 (kliko-Video)


busy
komente