Kombëtarja/ Sabien Lilaj: Aktivizimi im, në dorë të De Biazit | ||||
|
Mesfushori Sabien Lilaj, deklaroi se Kombëtarja ka treguar që mund të fitojë ndaj skuadrave të mëdha, dhe këtë qëndrim e përforcon me formën e mirë që po kalon ekipi dhe prurjet e reja dhe cilësore që kanë ardhur. “Është futur një frymë e re në grup. Kemi treguar që fitojmë ndaj skuadrave të mëdha. Kemi muaj që përgatitemi për këtë ndeshje. Mendoj që ekipi duhet të shfrytëzojë formën e mirë që po kalon ekipi dhe besoj që kësaj radhe do t'ia dalim. Po vijnë lojtarë cilësorë. Të gjithë që kanë ardhur janë cilësorë dhe kjo është shumë pozitive. Unë vazhdoj të bëj punën time, të stërvitem. Përderisa jam i grumbulluar, mund të kem një hapësirë për të luajtur ose jo, kjo varet nga trajneri De Biazi, por këtu jemi për një qëllim tjetër, që Kombëtarja të kualifikohet. Pika jonë më e fortë është grupi. Ne luajmë të bashkuar, luajmë me zemër e për një qëllim të përbashkët. Kemi një javë stërvitje; për 90 minuta besoj që nuk do të kemi probleme me gjendjen fizike”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4375 |