Kombëtarja/ Jurgen Gjasula : Kombëtarja një ëndërr e bërë realitet | ||||
|
Prurja më e re në kombëtaren Shqiptare, Jurgen Gjasula, e sheh grumbullimin me kuqezinjtë një ëndërr të kthyer në realitet. Mesfushori i Duisburgut në Bundesligën dy mezi pret të zbresë në tapetin e “Qemal Stafës” para publikut të zjarrtë vendas, për të dhënë kontributin e tij në sfidën me Norvegjinë. Në prononcimin e tij të parë për Supersport, 27-vjeçi nuk i fsheh emocionet e të qenit nën urdhrat e De Biazit. Sipas Gjasulës Shqipëria ka një shans të madh për të marrë pjesë në finalet e një ngjarjeje kaq të madhe futbollistike siç është Brazil 2014. Mesfushori i Duisburgut, edhe pse nuk është aktivizuar në asnjë takim me kombëtaren, e ndien vetën të gatshëm për të zbritur në fushë me Norvegjinë.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4691 |