Kombetarja/ Norvegjia, percakton edicionin per De Biazin | ||||
|
Kombëtarja/ Për De Biazin, Norvegjia përcakton edicionin Shqipëria ka nisur grumbullimin në Durrës për dy ndeshjet e rradhës dhe menjëherë, tekniku italian Xhani De Biazi në konferencën e parë për shtyp ka bërë një analizë të situatës në skuadrën që drejton. “Në listë kemi 25 futbollistë, sepse janë përfshirë Migjen Basha dhe Valdet Rama. Sigurisht që Rama nuk do të mund të luajë me Norvegjinë, për arsye dokumentacioni, ndërsa për Bashën shpresojnë të vijë bekimi nga lart. Nëse vendimi i FIFA-s merret sot, ai mund të luajë menjëherë. Gjithsesi, të dy këta lojtarë mund t’i aktivizojmë në miqësoren me Lituaninë. Me Norvegjinë do të zhvillojmë dy ndeshje kyçe të këtyre eliminatoreve brenda dy muajve. Janë dy ndeshje të rëndësishme, kundër një kundërshtari të fortë me cilësi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ndryshe do të rrezikojmë shumë. Gjithsesi në këtë sfidë të dyfishtë mendoj se gjithcka është e hapur. A firmos për barazimim? Noshta pas takimit”, ka deklaruar De Biazi. Norvegji – Shqipëri do të luhet të premten, në orën 19:00 në Ullevaal Stadion të Oslos, ndërsa miqësorja me Lituaninë do të zhvillohet më 26 mars në “ Shqipëria ka nisur grumbullimin në Durrës për dy ndeshjet e rradhës dhe menjëherë, tekniku italian Xhani De Biazi në konferencën e parë për shtyp ka bërë një analizë të situatës në skuadrën që drejton. “Në listë kemi 25 futbollistë, sepse janë përfshirë Migjen Basha dhe Valdet Rama. Sigurisht që Rama nuk do të mund të luajë me Norvegjinë, për arsye dokumentacioni, ndërsa për Bashën shpresojnë të vijë bekimi nga lart. Nëse vendimi i FIFA-s merret sot, ai mund të luajë menjëherë. Gjithsesi, të dy këta lojtarë mund t’i aktivizojmë në miqësoren me Lituaninë. Me Norvegjinë do të zhvillojmë dy ndeshje kyçe të këtyre eliminatoreve brenda dy muajve. Janë dy ndeshje të rëndësishme, kundër një kundërshtari të fortë me cilësi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, ndryshe do të rrezikojmë shumë. Gjithsesi në këtë sfidë të dyfishtë mendoj se gjithcka është e hapur. A firmos për barazimim? Noshta pas takimit”, ka deklaruar De Biazi. Norvegji – Shqipëri do të luhet të premten, në orën 19:00 në Ullevaal Stadion të Oslos, ndërsa miqësorja me Lituaninë do të zhvillohet më 26 mars në “Qemal Stafa”. Altin Ngjela Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5012 |