Miqësore/ Shqipëria humb me Gjerorgjinë 1-2 | ||||
|
A mund të quhet fat i keq, indiferencë për një miqësore apo disfatë për shkak të eksperimentimeve? Gjithçka mund të thuhet, por fakti është se Gjeorgjia fitoi në “Qemal Stafa” ndaj Shqipërisë, 2-1 në miqësoren e kësaj të mërkure. Skuadra shqiptare u tregua më këmbëngulëse në pjesën e parë, por pa arritur të krijonte raste të pastër për shënim. Pavarësisht shpirtit luftarak, qarkullimi i topit nuk ishte i shpejtë për të befasuar. Kuqezinjtë kalyuan në epërsi me aksionin e parë të vërtetë, me pjesëmarrjen e Bakajt dhe Agollit dhe me Bogdanin që nuk e refuzoi ftesën. Ai realizoi golin e tij të 18-të me fanelën kuqezi. Gjeorgjia dukej sikur nuk ishte në fushë, por, sukseset arrihen edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Kwshtu veproi Bakaj dhe gjeorgjanët përfituan duke barazuar me anë të Vacaxes. Në fund të pjesës së parë, Bogdani mund të kishte shënuar golin e dytë, por u vonua vetëm pak. Pas pushimit, të dyja skuadrat bënë shumë ndryshime dhe De Biazi hodhi në fushë 8 lojtarë të tjerë. Por, nuk u prodhua shumë, madje ishin miqtë që iu afruan golit. Më tejAndi Lila provoi nga distanca duke rrezikuar portën e Kvaskavaxen. Më pranë se kurrë goli ishte kur Bulku ekzekutoi goditjen e dënimit dhe topi preku shtyllën. Veçse, nuk desh që nuk desh të hynte në rrjetë. Në të kundërt, ishte skuadra e trajnerit Kecbaja që gjeti golin e fitores, duke i shkaktuar De Biazit humbjen e dytë në të dyja përballjet brenda një viti. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4096 |