HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Sali Berisha: Liga e përbashkët, akt tjetër i bashkimit kombëtar
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 07 Janar 2013 10:11   pdfShtypEmail

sali_berisha_kryeministerKryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosur në krijimin e Ligës së Përbashkët të Futbollit Koosvë-Shqipëri. Përmesnjë mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook Berisha shprehet se kjo ide është mirëpritur nga tifozat kuq e zi, si një akt tjetër në rrugën e bashkimit kombëtar.

“Ideja e nje Lige mbarekombetare te futbollit duket se eshte pritur me entuziazem ne teresi, por ne menyre te vecante nga tifozat kuq e zi, si nje akt tjeter ne rrugen e bashkimit kombetar. Ne te vertete jane tifozet e mrekullueshem kuq e zi frymezues te krijimit te Liges mbarekombetare te futbollit shqiptar. Ata prej vitesh bashkuan entuziazmin mbarekombetar te futbollit shqiptar dhe u bene si te thuash zgalemet e bashkimit kombetar. Me kujtohet nje dite ndeshjeje nderkombetare se si ata kishin "veshur" Tiranen kuq e zi. Nje diplomat i huaj kurioz dhe disi i shqetesuar me pyeti se c'po ndodhte keshtu. Une iu pergjigja shkurt: Shqiptaret po bashkohen, Tirana sot sic e shikon eshte e tyre dhe duket me e re dhe me e bukur se kurre”- shprehet kryeministri.

Më tej ai thekson se më pare krijimi i Liges mbarekombetare te futbollit nuk mund te pranohej kurre nga pushtuesit dhe diktatura.
“Sot jemi te lire dhe asgje nuk mund te pengoje ekipet e qyteteve te trojeve etnike shqiptare te ndeshen njeri me tjetrin. Ato nuk kane nevoje te marrin leje per ndeshjet e tyre jo miqesore por vellazerore per bashkimin e kombit, futbollit te tij. Ne fillim Liga nuk do ndryshoje perfaqesimin nderkombetar te futbollit shqiptar por do t'i jape nje hov te ri futbollit ne trojet etnike shqiptare, talenteve dhe yjeve te futbollit shqiptar. Ne do ta krijojme ate!-përfundon mesazhi i shefit të qeverisë.


busy
komente