Afrimi i janarit po shoqërohet me spekulime për transferime të sulmuesve shqiptarë. Më konkretisht, për titullarët e repartit ofensiv të Kombëtares, Armando Sadiku dhe Edgar Çani. Për Sadikun “sponsori” është trajneri kuqezi, Gianni De Biasi. Duke analizuar pjesën e parë të sezonit në Serinë A, drejtuesi i stolit ka vlerësuar paraqitjen e Fiorentinës. Gjithashtu, De Biasi e ka këshilluar Montellan që të marrë në ekip lojtarin e Luganos. “Sadiku ka shumë cilësi fiziko-taktike. Ju garantoj se është i lindur për të qenë një ‘bomber’”, ishte komenti i De Biasit. Edgar Çani është titullari tjetër i Shqipërisë që pritet të ndryshojë fanellë. Largimi i tij nga Polonia Warszaw duket i paevitueshëm. Sulmuesi shtatlartë mund të qëndrojë në Poloni, pasi kërkohet nga një tjetër skuadër e kryeqytetit, Legia Warszaw.
 |