HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 20 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Albaniasoccer / Andi Lila - "Topi i Artë 2012"
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Dhjetor 2012 17:06   pdfShtypEmail

andi_lila_611092818Albaniasoccer dhe stafi, ne anketën tradicionale te përvitshme kane shpallur si "Futbollistin me te mire per vitin 2012", mbrojtesin/mesfushorin e kombëtares se Shqiperise Andi Lila.

Andi Lila gjate vitit 2012 ka zhvilluar 22 ndeshje per skuadren e tij PAS Giannina ne Superligen e Greqise dhe eshte aktivizuar si titullar ne te gjitha duke qene nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit.

Me skuadren e PAS Giannina dhe me kombetaren e Shqiperise, Lila eshte afirmuar si nje lojtar me aftesi te mira fizike, rol drejtuesi ne fushe dhe me stabilitet duke mbuluar me perpikmeri thuajse cdo pozicion aktivizimi ne fushe nga trajneret, qofte ne cdo repart te mbrojtjes por edhe ne mesfushe.

Gjate fazes se pare te sezonit te ri 2012-13, Andi Lila ka luajtur 13 ndeshje, te gjitha si titullar. Gjithashtu ka qene ne listen e kandidateve per 11-shin e javes thuajse ne te gjitha takimet qe ka luajtur dhe eshte seleksionuar disa here nga gazetaret pjese e 11-shes se Javes. Ne takimin e fundit qe u aktivizua ndaj Kerkyra, realizoi njerin prej dy golave ne fitoren 2-0 te skuadres se tij PAS Giannina

Me skuadren kombetare te Shqiperise , Andi Lila ka luajtur ne te nente takimet e zhvilluara, miqesore dhe eliminatore, si titullar e me minutazh te plote ne fushe ne 8 prej tyre.

Andi Lila e fiton per here te pare kete trofe dhe eshte futbollisti i shtate qe e ka fituar anketen e organizuar nga Albaniasoccer. Lorik Cana eshte i vetmi futbollist qe e ka fituar dy here.

Lista e Fituesave nder vite:

2005 - Erjon Bogdani

2006 - Lorik Cana

2007 - Ervin Skela

2008 - Arjan Beqaj

2009 - Lorik Cana

2010 - Hamdi Salihi

2011 – Armando Sadiku

2012 – Andi Lila

Stafi

Albaniasoccer Media


busy
komente