Ne fokus/ Duka pret gjermanet per stadiumin e ri | ||||
|
Ne kuader te punes projektin e rikonstruksionit te stadiumit kombetar “Qemal Stafa”, pak dite me pare vizituan FSHF perfaqesuesit WVMD WorldWide Finance, nje agjensi gjermane e specializuar per mbeshtetjen e projekteve te llojeve te ndryshme me financim te plote dhe ne kushte te pershtateshme sipas projektit. Pas takimit me personelin e projektit te stadiumit te ri dhe njohjes me konkluzionet e studimeve dhe synimet e FSHF, zoterinjte Winkevoss dhe Witt takuan dhe me Presidentin Armand Duka. Ne kete takim ata u shprehen se bazuar ne fizibilitetin ekonomik dhe natyren e projektit, WVMD WorldWide Finance e shikon plotesisht te mundshem sigurimin ne nje kohe te shkurter te 100% te financimit qe i nevojitet FSHF per ndertimin e stadiumit te ri. Nga ana e tij, Presidenti Duka pasi i njohu me preferencat e FSHF per menyren e financimit dhe zbatimit te ketij projekti te rendesishem per futbollin Shqiptar, u shpreh i gatshem qe te fillohet me procedurat e sugjeruara nga WVMD. Pavaresisht negociatave qe vijojne me grupe te tjera te interesuara, ne kete menyre FSHF do kete ne dispozicion nje opsion tjeter financimi qe do ta lejonte te bente zgjedhjen alternative me te pershtateshme pa humbur kohe. Gjate qendrimit te tyre ne Shqiperi, Winkelvoss dhe Witt paten takime me Ministrin e Ekonomise, keshilltare te Kryeministrit, Presidentin e Dhomes se Tregetise, grupe imprenditoresh private, etj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4606 |