HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Vajushi, Bala e Kabashi në kombëtare
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 10 Nentor 2012 12:47   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseSfida e 14-nëntorit kundër Kamerunit të Samuel Eto’o është një miqësore luksi, por edhe një mundësi për të testuar lojtarët që janë kandidatë për t’iu bashkuar Kombëtares.

Për këtë arsye, trajneri Gianni De Biasi po mendon seriozisht të afrojë të paktën tre emra të rinj në radhët e Shqipërisë për sfidën në Gjenevë të Zvicrës. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar të Juventusit, Elvis Kabashi dhe për dy sulmuesit, Armando Vajushi e Bekim Balën që janë paraqitur mjaft mirë në skuadrat e tyre Litex Lovech dhe Sparta Prague.


Kabashi cilësohet si një alternativë e së ardhmes në mesfushën kuqezi, megjithatë prej paraqitjeve mbresëlënëse të lojtarin në radhët e Kombëtares U-19, De Biasi ka vendosur ta afrojë në skuadër, në mënyrë që ta motivojë për të vazhduar punën e nisur.


Në anën tjetër, grumbullimi i Vajushit dhe Balës vjen në një kohë kur lojtarët po bindin me lojë dhe me gola në skuadrat e tyre dhe për ndeshjen e fundit të vitit 2012 janë krijuar hapësira për ta në repartin ofensiv.


Kjo për faktin se në miqësoren me Kamerunin, nuk do të jenë të pranishëm dy sulmuesit, Erjon Bogdani dhe Hamdi Salihi. I pari prej moshës dhe sepse nuk ka nevojë të testohet, ndërsa Salihi prej distancës së largët, pasi luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Këta dy talentë, të konfirmuar prej kohësh në përfaqësuesen Shpresa, i shtohen dyshes Sadiku-Çani dhe konkurrenca në sulmin kuqezi bëhet mjaft e fortë, pasi pretendentë për një vend janë edhe Edmond Kapllani dhe Ahmed Januzi.


busy
komente