HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 25 Maj 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Besart Berisha, tjetër “Jo” kombëtares
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 20 Tetor 2012 10:36   pdfShtypEmail

besart-berishaBesart Berisha e nisi sezonin e ri me dy gola dhe kjo ka bërë natyrshëm që trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ta cilësonte si kandidat potencial për sulmin kuqezi. Madje, drejtuesi i stolit kishte shprehur dëshirën që ta kishte në dispozicion lojtarin prej miqësores së 14 nëntorit me Kamerunin.

Megjithatë, 27-vjeçari i cili po shkëlqen te Brisbane Roar në A-League-n australiane ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ti përgjigjet ftesave të mundshme.


Gjithçka lidhet me distancën e madhe që futbollistit do ti duhej të përshkonte për të luajtur me përfaqësuesen dhe kjo mund të ndikonte negativisht në paraqitjet e tij në fushë me Shqipërinë, por edhe me klubin ku aktivizohet.


“E respektoj shumë De Biasin dhe e falënderoj për fjalët e mira. Megjithatë, unë nuk e ndryshoj vendimin e marrë, pra që për momentin nuk e kam të mundur të jem pjesë e Kombëtares. E vlerësoj shumë përfaqësuesen dhe shpresoj që një ditë të jem më afër Shqipërisë për të dhënë kontributin tim”, deklaroi Besart Berisha.


Sulmuesi e lë të hapur mundësinë e rikthimit në skuadër, në të ardhmen, kur ndoshta do të luajë sërish në Europë. “Shpresoj që edhe drejtuesit e Kombëtares të kenë të njëjtin mendim dhe të më thërrasin kur të jem duke luajtur diku në Evropë”, nënvijëzoi bomberi që gjatë sezonit të kaluar u shpall golashënuesi më i mirë në kampionatin australian me 19-gola dhe ishte vendimtar në fitimin e titullit të Brisbane Roar.


busy
komente