HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Shqipëria e De Biasit, më e mira
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 20 Tetor 2012 10:30   pdfShtypEmail

de_biasi_PrezantimiJo vetëm rindërtim i skuadrës, por edhe rezultate. Gianni De Biasi ka arritur që deri diku të gjejë një të mesme të artë gjatë aventurës së tij në stolin e Shqipërisë. Trajneri italian është mes më rezultativëve nga teknikët e huaj që kanë drejtuar Kombëtaren dhe këtë e konfirmojnë shifrat.

6 pikë në 4 ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit 2014 kanë bërë që të barazohet ecuria më e mirë në histori, e regjistruar në Botërorin 2006 me Hans-Peter Briegel. Është e vërtetë që në këtë edicion Shqipëria pësoi një zhgënjim të madh përballë Islandës.


Humbje me një rival dukshëm më inferior dhe shans i munguar për të arritur një rezultat të shkëlqyer: 9 pikë në 4 ndeshje. Megjithatë, puna e De Biasit ka dhënë rezultate konkrete.


Nëse në 4 ndeshjet e para kualifikuese përfaqësuesja ka barazuar ekipin rekord të Briegel, që i mbylli kualifikueset me 13 pikë, skuadra aktuale ka lënë mbrapa Shqipërinë e Kuze dhe Han, që kishin 5 pikë në 4 takimet e para, ndërsa Otto Baric mbetet më mbrapa me vetëm 3 pikë.


De Biasi ka bërë më mirë se të gjithë trajnerët e tjerë të huaj nëse llogatiten të gjitha ndeshjet e luajtura, mes kualifikueseve dhe miqësoreve. Në 8 takimet e para ai ka regjistruar një bilanc mjaft pozitiv me 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.


Në këtë këndvështrim, De Biasi ndiqet nga Kuze me 3 fitore, tre barazime dhe 2 humbje, më pas vjen Baric me 2 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, ndërsa në fund ndodhet Briegel me 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje.


Spikat ndër të tjera edhe fakti që Gianni De Biasi shfaqet si një trajner që luan për fitore dhe rrezikon maksimalisht, edhe pse kjo mund të përkthehet në humbje. Vetëm një barazim në 8 ndeshje, konfirmon edhe mentalitetin që 56-vjeçari ka sjellë në skuadër.


busy
komente