HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Brazil 2014/ Shqipëria për të thyer tabunë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Tetor 2012 15:53   pdfShtypEmail

shqiperi-bosnjeNjë rezultat pozitiv për të hedhur pas shpine dështimin me Islandën. Ky është objektivi i Kombëtares shqiptare për sfidën e sotme, ku në orën 20:45 kuqezinjtë do të luajnë kundër Sllovenisë në “Qemal Stafa”.

Një tjetër humbje mund të kishte pasoja katastrofike për ecurinë e përfaqësueses në kualifikueset e Botërorit 2014, por do të vinte seriozisht në dyshim edhe pozitat e trajnerit Gianni De Biasi, që kërkon ta mbyllë vitin 2012 me një rezultat të kënaqshëm.


Fitorja përballë Sllovenisë është mjaft e vështirë, edhe sepse kjo skuadër së bashku me Norvegjinë cilësohej si pretendente për vendin e dytë në Grupin E. Megjithatë, tri pikët do të shërbenin për të kthyer qetësinë te Shqipëria, por edhe për të thyer një tabu.


Në fakt, kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjëherë përballë Sllovenisë. Në pesë sfida historike, katër nga të cilat eliminatore dhe një miqësore, Sllovenia ka regjistruar 3 fitore, ndërsa në dy raste, më saktësisht në kualifikueset e Euro 2008, skuadrat janë ndarë në barazim.


Edhe pse luajnë në transfertë, bastet favorizojnë sllovenët. Fitorja e skuadrës së Stojanovic kuotohet me koeficientin 2,45, ndërsa fitorja e Shqipërisë 2,8. Një barazim në Tiranë ka koeficientin 3,05.


Rezultatet më të mundshme të ndeshjes cilësohen fitoret 1-0 për secilën skuadër dhe barazimi 1-1, me të treja këto alternativa që kanë koeficientin 6. Ndërkohë, barazimi 0-0 kuotohet me 7, ndërsa kjo cilësohet si një ndeshje që nuk do të prodhojë shumë gola.


busy
komente