HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Brazil 2014/ Kuqezinjtë humbasin përballë ekipit më të dobët në grup
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 13 Tetor 2012 07:12   pdfShtypEmail

shqiperi-bosnjeShqipëria është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Islanda në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e tretë kualifikuese të Grupit E të Botërorit Brazil 2014. Në këtë mënyrë është shndërruar në dramë sfida e shpresave të mëdha, përballë asaj që në letër cilësohej si skuadra më e dobët e grupit.

Duhej të ishte fitorja drejt ëndrrës për të marrë 6 pikë, duke llogaritur edhe ndeshjen e së martës me Slloveninë, por Shqipëria u kthye në mënyrë të pamëshirshme me këmbë në tokë.


Kuqezinjtë u ndëshkuan në të 18-tën me golin e Bjarnason, pas një gabimi kolektiv të mbrojtjes kuqezi dhe portierit Ujkani, nga një rivënie e gjatë anësorë, që ishin edhe një prej pikave të cilave trajneri De Biasi i trembej më shumë kundërshtarëve.


Reagimi i Shqipërisë nuk vonoi me tentativat e kapitenit Cana, Bulkut dhe Sadikun, që ishin vetëm sinjali për golin e barazimit. Kur kronometri tregonte 29 minuta lojë, kuqezinjtë barazuan me Edgar Çanin, pas një aksioni të shkëlqyer të orkestruar nga Meha.


Megjithatë ndeshja e Shqipërisë është komplikuar që prej pushimit mes pjesëve, me rreshjet e shiut që vonuan 20 minuta rifillimin e lojës dhe me rëndimin e terrenit të lojës, nga e cila kuqezinjtë u penalizuan.


Bulku dhe Sadiku kishin shanse të mira për shënim në fraksionin e dytë të lojës, por, në të 81-ën ishte Islanda ajo që shënoi me një goditje dënimi nga Sigurdson, por duhet theksuar se faulli ishte inekzistent. Shqipëria ka provuar pa forcën e duhur në minutat e fundit dhe në këtë mënyrë humbet në mënyrë të pabesueshme e mbetet në kuotën e 3 pikëve në Grupin E, ndërsa Islanda tashmë ka 6 pikë.

“Botërori 2014″, ndeshje kualifikuese, Grupi E / Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”
SHQIPERI-ISLANDE  1-2

Golat: Cani 29′ / Bjarnason 19′. G.Sigurdson 81′
SHQIPERIA:
Ujkani, A.Lila, Cana, Mavraj, Dallku, Kukeli, E.Bulku, G.Lika (Salihi 75′), Meha (Roshi 46′), Sadiku, Çani (Bogdani 85′)                                                                                                                                                                                                                                                          Trajner: De Biazi
ISLANDA:
Halldorson, Steinson, Bjarnason, G.Sigurdson, Gilslason (Sævarsson 68′), Arnason, R.Sigurdson, Gunarson, Finbogason ( E. Jonsson  9-+2′), Hallfredson, Skualson                                                                                                                                                                                    Trajner: L.Lagerbak
Gjyqtarë:
Gjyqtarë: T.Asumaa, M.Heininen, M.Hanninen (Finlandë)
Kartonë të verdhë:
Cani 73′, Kukeli 58′ / Arnason 51′, Gunarson 56′, Steinson 76′


busy
komente