Ne fokus/ ‘New York Times’, analizon ndeshjen Zvicer-Shqiperi | ||||
|
Xherdan Shaqiri hyri në fushë për të mbrojtur flamurin e kuq me kryqin e bardhë kundër zemrës së tij dhe me tre simbole në këpucë, flamurin shqiptar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë zviceran. U ndesh kundër identitetit të tij, përballë Shqipërisë, kapiteni i së cilës, Lorik Cana është gjithashtu nga Kosova, shkruan ‘New York Times’. Më tej, gazeta e famshme amerikane flet për prezencën e dy të tretave të lojtarëve me origjinë shqiptare, ndërsa në shkallët e stadiumit raporti shqiptarë-zviceranë ishte tre me një dhe përmend faktin që Shaqiri e Xhaka nuk kënduan himnin e Zvicrës. ‘New York Times’ shkruan se 9 nga 22 futbollistët që zbritën në fushë atë mbrëmje të 11 shtatorit kishin vendlindje apo origjinën nga Kosova, ish-provinca jugosllave, banorët e së cilës janë shqiptarë etnikë, vijon prestigjozja amerikane. Gazeta amerikane vlerëson si arritje lejimin e Kosovës të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe duke përmendur fjalën e Presidentit të Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrit e cilëson atë si një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë. Shkrimi mbyllet me përpjekjet e federatës kosovare të futbollit për njohje nga FIFA, megjithëse rregullorja e kësaj të fundit përjashton automatikisht njohjen e federatës së një shtetit, nëse ky i fundit nuk është anëtarësuar më parë në OKB. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4728 |