HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ 6 mije shqiptare ne stadium
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Shtator 2012 21:17   pdfShtypEmail

Tifoz_kuq_e_ziGazeta prestigjioze “Blick” ka bere te ditur se ne stadiumin “Suispor Arena” te Lucernes me 15.600 vende ku do te luhet takimi Zvicër-Shqipëri, 6000 prej tyre do te jene te zëna nga shqiptaret. “Blick” ngre alarmin se atmosfera pritet te jete tepër e nxehte nga tifozeria shqiptare ndërsa Shaqiri dhe shokët e tij te skuadrës me origjine shqiptare do kenë provokime dhe fishkëllima.

“Një kocke e forte do te jete Shqipëria për Zvicrën, kjo dhe për shkak te tifozëve te saj,” bën te ditur gazeta, e cila citon trajnerin Otmar Hitcfeld qe ka deklaruar se “shpresohet te dëgjohet edhe zëri i tifozëve zvicerane”.

Me zemër te ndare ne dysh do te jene tre futbollistet Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, te konfirmuar ne formacion por edhe Xhemali e Mehmedi, objekt i një interesi te veçante ne “Suispsor Arena”.

“Mendoj se publiku do te na provokoje, - ka deklaruar për gazetën Granit Xhaka, - por ne jemi me fat qe luajmë ne një stadium te vogël si Lucerna, pasi po te përballeshim ne Bazel 30 mije shqiptare do te donin te vinin ne stadium”.

Por gazeta u ka marre te gjithë lojtareve me origjine shqiptare nga një mendim për këtë ndeshje. Valon Behrami i cili ka një tatuazh ne këmbë me shqiponjën dy krenare ka deklaruar se nuk do te festoje po shënoi gol ashtu si Xhaka apo Shaqiri.

“Provokime mund te ketë edhe nga lojtaret shqiptare,” shkruan gazeta ku qe tani kapiteni Lorik Cana ka deklaruar se “futbollistet qe kane vendosur te luajnë për Zvicrën nuk me internojnë. Ne fushe për mua do te jene armiq”.

Atmosfera është ndezur edhe nga tifozët te cilët ne “Facebook” kane komentuar qëndrimin e Shaqirit, Xhakes dhe Mehmedit. Sipas tyre, problemi i vërtetë qëndron ne kokën e tyre, pasi ata te tre akoma nuk ndjehen zviceran dhe ne këtë ndeshje nuk duhet te luajnë. Nëse 4 nga 5 futbollistet deklarojnë përpara ndeshjes se nëse shënojnë nuk do te festojnë, atëherë shikohet qarte impenjimi i këtyre lojtareve. Shume nga tifozët zvicerane nuk do te çuditeshin nëse kjo sfide do te dale ne barazim.


busy
komente