HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 21 Tetor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Brazil 2014 / Shqiperi - Qipro 3-1 (Video)
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Shtator 2012 00:30   pdfShtypEmail

komtare-luksmburgShqiperia fiton, De Biazi lumturon !

Shqiperia i ka filluar eliminatoret e Boterorit 2014, me nje fitore spektokalare, duke dominuar gjate gjithe takimin. Ishte nje nga ndeshjet me te bukura qe kombetarja kuq e zi ka zhvilluar gjate dekades se fundit, qe perkon me pervjetorin 8 vjecar te asaj fitore te paharruar ndaj Greqise..

Skuadra jone sulmoi qe ne minutat e para te takimit duke e vene ne pozite portierin kundershtar Antonis Giorgallides, por rasted e krijuara nga Meha, Salihi dhe Sadiku nuk u konkretizuan sakte.

Me vazhdimin e lojes, presioni ndaj portes kundershtare u shtua dhe lojtaret tane filluan te perqendrohen me teper dhe sulmet e tyre u konkretizuan sakte ne minuten e 36-te kur pas nje goditje te lire te ekzekutuar mjeshterisht nga Meha, Sadiku godet me koke duke e derguar topin ne rrjete per ti dhene avantazhin “kuq e zinjve”. Sulmet e lojtareve tane filluan te rradhohen duke shpresuar qe ato pak minuta te mbetura te kohes shtese ta mbanin rezultatin te pandryshuar. Por skuadra mike shtoi presionin duke perfituar edhe nga hapesira e krijuar nga mesfusha jone.

Kur koha e rregull kishte perfunduar, ne minutat shtese, Laban mposht Ujkanin dhe barazon duke shenuar me koke pas topit te ardhur nga nje goditje denimi te ekzekutuar thuajse ekzaktesisht ashtu sic “kuq e zinjte” morren avantazhin 10 minuta me pare.

Ne pjesen e dyte, gjithcka foli per Shqiperine qe dominoi duke shtuar presionin ne porten mike qe u detyrua te ndryshonte portierin e demtuar. Zevendesimet e bera dhe futja ne loje e Hykes si mesfushor I majte dhe Canit me Bogdanin ne sulm I dha me teper hapesire lojes se Shqiperise. Pas nje kalimi te shpejte ne krahun e majte dhe nje stopimi te menjehershem duke I ndryshuar drejtim aksionit, Hyka kroson shpejte ne zone dhe Cani me nje shkeputje te menjehershme mposht portierin qipriot duke I dhene avantazhin Shqiperise ne minuten e 85-te.

Dy minuta me vone eshte Erjon Bogdani qe me nje gjuajtje spektakolare ne ecje e siper nga afro 25 metra e dergon topin ne kendin e siperm ne anen e djathte te portierit mik, duke vulosur 3-1 dhe duke e ngritur peshe entuziasmin e te gjitheve ne Stadium.

Kjo ishte fitorja e pare ne 4 ndeshjet e fundit ne Shqiperi dhe e dyta rradhazi ndaj Qipros qe perkon me fitore 6-1 ne miqesoren e 2009-tes (me e thella ne historine e kombetares se Shqiperise)

Kliko - Formacionet dhe komenti i ndeshjes

Kliko - Video, golat dhe rastet e shenimit

Nga Stadiumi Kombetar "Qemal Stafa"
Klevis Bejkolli

busy
komente