Kombetarja/ Xhani De Biazi, prezantimi i pare ne Tirane | ||||
|
Pas tri ndeshjeve në transfertë, ato me Gjeorgjinë në Tbilisi, Katarin në Madrid dhe Iranin në Stamboll, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, do të bëjë prezantimin e parë në Tiranë, pikërisht me takimin kundër Moldavisë, të programuar për ditën e mërkurë, me 15 gusht. Në tri sfidat e para, bilanci i italianit është i suksesshëm: 2 fitore dhe 1 humbje. Shqipëria humbi 2-1 në Tbilisi (në një takim ku portieri Samir Ujkani priti dy penallti), si dhe fitoi 2-1 me Katarin në Madrid (me Bogdanin që u ngjit në kuotën e 16 golave) dhe 1-0 me Iranin në Stamboll (gol i Emiljano Vilës). Trajneri Xhani De Biazi pranoi se ndeshje me Gjeorgjinë ishte kontakti i parë i tij me Kombëtaren shqiptare, ndërkohë që mënyra sesi ai përgatiti skuadrën në dy sfidat pasuese, të fituara, la një shije të mirë te specialistët shqiptarë të futbollit. De Biazi për herë të parë provoi disa lojtarë të rinj, përfshirë portierin Etrit Berisha dhe mbrojtësin Mërgim Mavraj, ashtu siç thirri për herë të parë Edgar Çani, ky i fundit debutoi me gol në miqësoren kundër Gjeorgjisë. Për herë të parë nën urdhrat e De Biazit do të jetë dhe sulmuesi Hamdi Salihi, pasi shkodrani që luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (me DC Junatid) nuk ka mundur të vijë në tri ndeshjet e mëparshme të kuqezinjve. Lojtarët do të grumbullohen ditën e hënë në një nga hotelet e kryeqytetit, ndërkohë që vetë De Biazi ka planifikuar një konferencë për shtyp, po atë ditë (10:30), në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Pak ditë më parë, Shqipëria ngjiti një vend në ranglistën e FIFA-s, për muajin gusht 2012, duke u pozicionuar tani në vendin e 74-të nga 208 kombe që aderojnë në qeverinë botërore të futbollit, teksa në qershor renditeshim në vendin e 75-të. (Në maj ishim të në vendine 79-të). Moldavia, kundërshtarja e Shqipërisë, në miqësoren e 15 gushtit (në “Qemal Stafa”), është 58 vende pas nesh, e 137-ta (213 pikë) duke ngjitur një vend, por kjo nuk dot të thotë aspak se takimi do të jetë i lehtë për vendin tonë. ( Qipro, kundërshtari i parë në eliminatoret e Botërorit 2010, klasifikohet në vendin e 123-të, me 266 pikë). Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4470 |