Kombetarja/ Mergim Mavraj : “O sa mire me qene shqipetar” | ||||
|
Mbrojtesi i kombetares Shqiptare Mergim Mavraj ka qene shume i gezuar ne perfundim te ndeshjes me Iranin madje kete gezim ai e ka ndare dhe me tifozet kuqezi qe ndodheshin ne stadiumin “Inonu” te Stambollit ku zhvillon ndeshjet ekipi i Beshiktashit. “Kam zhvilluar dy ndeshjet e mia te para me ekipin dhe kane qene te dyja pozitive. Nje sukses shume i madhe. Dua te falenderoj gjithe lojtaret e ekipit kombetar si dhe stafin per mbeshtetjen qe me kane dhene duke me ndihmuar te ambjentohem shume shpejt. Jam shume i lumtur qe jam pjese e Shqiperise”. Mavraj ka qene aq shume entuziast sa ka marre mikrofonin dhe ka bertitur me te madhe “O sa mire me qene SHQIPTAR”, disa here sebashku me tifozet qe kane qene ne stadium duke krijuar nje ambjent mjaft elektrizues. Ne perfundim ai ka marre dhe duartrokitjet e tifozeve shqiptar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5459 |