Miqesore/ Shqiperi-Iran 1-0 | ||||
|
Fitorja e dyte rradhazi per ekipin tone kombetar. Trajneri De biazi ka hedhur ne fushen e lojes nje formacion difensiv me nje sulmues i cili ishte Edgar Cani i mbeshtetur nga Bakaj. SHQIPERIA - IRAN 1-0 Pjesa e pare ka qene me e mire per ekipin Iranian te cilet i jane afruar disa here portes tone, por portieri Etrit Berisha ka qene mjaft deciziv me nderhyrjet e tij duke i mohuar golin. Mbrojtja me ne krye dyshen Cana dhe Mavraj ka qene ne nivel shume te larte duke e kthyer kete repart nga me te dobet ne me te miret. Mavraj luante ndeshjen e dytë, me kombetaren kuqezi dhe duket qe eshte ambjentuar shume mire me grupin. Pjesa e dyte fillon pak me mire per ekipin Shqipetar. Ata fillojn te bejne pasime te sakta e ta qarkullojn topin me mire duke pare me shume drejt portes se kundershtareve. Trajneri Italian vendos te hedhe ne fushen e lojes sulmuesin elbasanas, Armando Sadiku. Ne minute e 60-te, Sadiku ul nje top per Vilen i cili nuk mendohet dy here dhe gjuan duke shenuar golin e avantazhit. Ky rezultat do te ngelej i pandryshuar deri ne fund te ndeshjes. Iranianet u munduan te barazonin, por ishte e pamundur per ta qe te mposhtnin portierin berisha qe tregoj nje super form. Ndaj Iranit, bëne debutimin zyrtar me fanellën e kombëtares dy lojtarë kosovarë, Etrit Berisha i Kallmarit në Suedi, që ishti vendosur mes shtyllave kuqezi, ndërsa në mesfushë pati vend edhe për Mërgim Brahimin e Grasshopersit në Zvicër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5433 |