HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 21 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Shqiperi-Moldavi, miqesore me 15-Gusht
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Mars 2012 18:54   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseFederata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me homologët moldavë për këtë datë, edhe pse trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi, po pret ende të mësojë se cilët do të jenë kundërshtarët me të cilët do të duhet të përballet në muajin maj, përpara se të nisë Europiani që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Miqësorja me Gjeorgjinë, ku munguan shumë titullarë, ishte vetëm hapi i parë i njohjes së De Biazit me lojtarët që mund të ketë në dispozicion gjatë periudhës së drejtimit të përfaqësues kuqezi. Prandaj ai ka kërkuar të ketë disa ndeshje para se të zbresë në fushë skuadrën që do të luajë në eliminatoret e Botërorit 2014.


Takimi me Moldavinë do të luhet thuajse tri javë përpara përballjes së parë zyrtarë në Grupin E të eliminatoreve ndaj Qipros, përfaqësuese me të cilën Shqipëria ka edhe fitoren më të thellë në historinë e saj (6-1 në miqësoren në “Qemal Stafa”). Kjo ndeshje do të jetë mundësia e fundit që trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë për të provuar për taktikën që ekipi do të përdorë në ndeshjet eliminatore të shtatorit. Shqipëria me Moldavinë është përballur dy herë në eliminatoret e Europianit 1996, duke i fituar të dy ndeshjet (3-0 në “Qemal Stafa” dhe 3-2 në Kishiniev).

©Albaniasoccer.com


busy
komente