Kombetarja jonë, pas humbjes së ndeshjes miqësore me Gjeorgjine me rezultatin 2-1, tashmë renditet në vendin e 80-të klasifikimit me 432-pikë.
Në kryesim qëndrojnë gjithmonë kampionët në fuqi të Europës dhe Botës, spanjollët e Del Bosque, të ndjekur në vend të dytë nga hollandezët të cilët kanë spostuar Gjermaninë në vend të tretë të kësaj renditjeje.
Bie në sy gjithashtu rikthimi i Argjentinës në dhjetëshen e parë të ekipeve më të mira të botës pas një mungese një mujore. Ekipi i Messit renditet në vendin e 8-te.
Për renditjen e muajit shkurt janë marrë parasysh 91-ndeshje, ku shumica kanë qenë takime miqësore.
Renditja e ardhshme FIFA do të publikohet më 11-Prill 2012.
 |