Xhihani : Mbase askush s'di qe luaj ne Ukraine! | ||||
|
Sulmuesi kavajas Parid Xhihani gjate karrieres sportive eshte aktivizuar me disa skuadra te njohura te Shqiperise si Besa, Teuta dhe Dinamo. Tashme prej gati nje viti e gjysem per Xhihanin ka lindur nje aventure e re ne kampionatin teper te forte ukrainas, ku kavajasi kembeshpejte aktivizohet me skuadren e Zorya Lugansk. Gjate nje interviste, sulmuesi i datelindjes 18 qershor 1983 kerkon te pakten nje shans nga skuadra kombetare e Shqiperise per te treguar nje here te vetme vlerat e tij si futbollist me fanellen kuqezi, pasi ne te kaluaren ai ka qene nje kontribues i mire i skuadra �zinxhire ne rradhet e kuqezinjve.
Parid cfare mund te na thoni per karrieren tuaj momentale ne Ukraine?
Mund te them qe po kaloj shume mire ketu. Deri tani eshte nje eksperienc e mire per mua ne vitin e dyte qe aktivizohem ketu ne Ukraine dhe ndihem ne forme per momentin. Po luaj rregullisht.
Sa jave jane luajtur, cfare pozicioni ka skuadra dhe sa gola keni shenuar?
-Nje vit me pare shenova 11 gola, kurse deri tani kam shenuar 2 te tille. Jane zhvilluar 11-te jave deri tani dhe skuadra ku une aktivizohem ndodhet me 11 pike ne vendin e 10-te.
Cfare ndryshimi ka futbolli ukrainas nga ai shqiptar, na thuaj ate qe ti ke verejtur deri tani?
Po ka shume ndryshime per mendimin tim, ne radh te pare eshte infrastuktura qe eshte ne nivele shume te larta se ne Shqiperi. Pastaj ekipet bejne shume investime per lojtaret. Mund te them se ekipi me buxhetin me te vogel ketu eshte 7 ose 8 milion euro. Kampionati eshte shume i forte dhe me i shpejte se ne Shqiperi, ne gjirin e tij ka shume futbolliste cilesore dhe ka ekipe shume te forta qe konkurojne ne kupat europiane.
Sa te ka vlejtur eksperinca juaj deri tani ne kete kampionat?
Per mua eshte nje eksperienc shume e mire per karrieren time sportive, sepse eshte nje kampionat prestigjoz. Mendoj se me ka vlejtur ne te gjitha aspektet.
Parid zakonisht ne Shqiperi ekziston teoria qe nje lojtar i mire duhet te luaj jashte kampionatit qe te kapi dhe kombetaren. Ju asnjehere s'keni qene pjese e kombetares. E ndjeni veten te harruar te pakten per nje prove me ngjyrat kuqezi?
Po ajo eshte mese e drejte qe nje lojtar po luajti jashte kampionatit shqiptar, ka shanse me shume per te veshur fanellen e kombetares, sepse stervitet me mire me kushte bashkekohore. Me thene te drejten, sigurishte qe ndjehem pak si i harruar, per faktin se po luaje rregullisht ketu si titullar dhe kam shenuar dhe gola dhe kam qene pjese e ekipive kombetare te te gjitha moshave edhe si kapiten. Nuk e di perse nuk me jepet shansi edhe mua te provoje veten time si i eshte dhene mundesia shume lojtareve te tjere.
Keni pasur ndonjehere kontakte me drejtues te FSHF? Ju ka vezhguar dikush cfare forme gezoni ne ndonje moment ne Ukraine?
Me thene te drejten as njeri nuk me ka kontaktuar, qofte te me thote dhe nje llafe te mire, te pakten. Po une di te flas me shifra: nje sezon me pare isha golashenuesi i trete me i mire ne Ukraine, kurse tani nuk e kam nisur si nje vit me pare. Po e rendesishme eshte qe po luaj rregullisht si titullar. Ne fund te kampionatit pata nje demtim ne gjurin e dhjathte, gje qe me kushtoj te mos luaja 6 ndeshjet e fundit te kampionatit te kaluar dhe 2 te parat te ketij kampionati. Por tani e kam kaluar plotesisht demtimin dhe gezon nje forme te mire sportive.
Nese do te ishte ne doren tende, cfare do te kerkoje nga njerzit e perfaqesueses kuqezi?
Une nuk jam tip qe insistoje shume ne gjera qe nuk jane ne doren time, po nese do te ishte ne doren time, do te kerkoja te pakten nje telefonat, se ndoshta nuk e dine fare qe luaj ketu tek Zoria. Fundja edhe Parid Xhihani nuk eshte serb, por krenar qe eshte shqiptar dhe si cdo futbolliste i cdolloj kombesie e ka per nder te luaj per ngjyrat e kombit te tij.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6054 |