HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 22 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skandal/ Kombetarja trukohej në Greqi. Kuzhe ka pas dijeni per ndeshjen me Malin e Zi
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 21 Janar 2012 15:56   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseBisedat telefonike të përgjuara nga policia greke kanë zbuluar trukim të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, në një aksion që ka asgjësuar katër grupe kriminale para tre ditësh në qytetin e Selanikut.

Sipas kanalit të tretë të televizionit shtetëror ERT 3, me qendër në këtë qytet, pas arrestimit të 53 personave që përbënin këto organizata mafioze të cilat jepnin hua me përqindje deri në 80 % në muaj, mashtronin, bënin shantazh dhe pastronin para të përfituara në mënyrë të paligjshme, zbulohet se një pjesë e madhe e këtyre parave vinte edhe nga trukimi i ndeshjeve.

Në bazë të materialit audio që ka në dorë policia greke, një person i ashtuquajtur “Portugezi” i propozon kreut të një prej katër grupeve, me emrin Marko Karamberi, të luajnë shuma të mëdha parash në dy prej ndeshjeve miqësore të kombëtares shqiptare, në verën e kaluar, me Argjentinën dhe me Malin e Zi.

(Ndeshja Shqiperi-Mali i Zi u zhvillua ne stadiumin “Loro Boriçi” ne muajin Gusht dhe ka perfunduar me rezultatin 3:2. Ishte kombetarja shqipetare ajo e cila arriti te shenoi e para ne kete miqesore me ane te Erjon Bogdanit ne minuten e 32-te. Nje gol qe me teper erdhi si pasoje e nje rremuje ne mbrojtjen e fqinjeve pas nje krosimi te rrezikshem nga Agolli. Goli solli feste ne shkallet e stadiumit, por miqte arriten shume shpejt te barazimi. Ne minuten e 40-te Savic  barazoi rezultatin me nje gol shenuar me koke brenda zones. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin e barabarte, ndersa me te filluar e dyta ka qene serish Savic ai qe kaloi ne avantazh malazezet me nje tjeter gol ne minuten e  47-te.
Shqiperia e Kuzhes nuk eshte dakort fare me kete rezultat dhe pas disa ndryshimeve ne vendosje vijne dhe dy golat spektakolare qe ndezin Loro Boricin. Ne fillim ka qene Jahmir Hyka qe ka shenuar me nje gjuajtje te bukur nga jashte zones dhe barazuar rezultatin 2-2. Me pas Salihi ka bere mrekulline e rradhes duke shenuar me nje rrofeshate spektakolare brenda zones”.

Sipas tij cdo gjë ishte e rregulluar, sepse kishte biseduar me trajnerin e ekipit shqiptar, madje në ndeshjen me Malin e Zi, sipas tij fitimi do të ishte trefish i sigurtë dhe mund të trukonin cfarëdo rezultati.

Vlen të përmendet se personi që drejtonte këtë organizatë mafioze të këtij qyteti, ishte pronar i disa klubeve të natës, ndërsa para dy vitesh kishte kandiduar në zgjedhjet lokale me partinë ultranacionaliste LAOS.


Në llogarinë e tij bankare janë gjetur mbi 5.5 milion euro që rezultojnë të jenë fituar nga skedinat e basteve në ndeshjet, të cilat sipas organeve greke, ai dhe bashkëpunëtorët e tij ka trukuar.


Midis dy personave në fjalë janë zbardhur edhe të paktën tre biseda telefonike për trukimin e ndeshjeve të përfaqësueses sllovake.


Në orët e ardhshme priten të publikohen të dhëna të tjera nga zbardhja e 3500 faqeve me biseda telefonike, në gjithësej 15000 faqe që përbëjnë dosjen e kësaj cështje që ka tronditur jo vetëm qytetin verior, por gjithë Greqinë.


Midis të arrestuarve janë edhe një drejtues i shërbimit të ndjekjes së krimit ekonomik, biznesmenë, avokatë, drejtorë bankash, disa oficerë policie si dhe një prej gazetarëve më në zë të këtij qyteti.

 


busy
komente