Kombetarja/ Prezantohet De Biasi, italiani nuk premton shume | ||||
|
Sot presidenti Federates Shqipetare te Futbollit ka prezantuar para mediave trajnerin e ri te kombetares.Tekniku italian Gianni de Biasi ka marre zyrtarisht punen e re sot dhe ka folur per mediat shqipetare duke ju pergjigjur dhe pyetjeve te shumta qe gazetaret kishin per te.Duka fillimisht ka thene se me De Biasin eshte arritur nje akord dy vjecar me opsion rinovimi.Ai do te qendroje ne Tiranee per te njohur futbollistet e kampionatit“Kerkoj ndjese qe nuk mund te flas dot gjuhen tuaj. Falenderoj FSHF-ne per ftesen. Ndihem krenar qe do te drejtoj kombetaren shqiptare, eshte pergjegjesi e madhe. Jam krenar qe jam zgjedhur trajner i nje vendi, qe rritet si nga ana ekonomike, ashtu edhe ajo sportive. Nuk mund te japim objektiva, rezultatet vijne me kohe dhe jo me fantazi. Pergjegjesia ime eshte te permbush kriteret. Te kombetarja shqiptare do te sjell eksperiencen qe kam arritur me klubet ku kam drejtuar. Do te analizojme pozicionin e Shqiperise ne renditjen e FIFA-s dhe do ta permiresojme. Jam realist, qe kombetarja te rritet duhet t’i hedhim hapat njeri pas tjetrit. Per i perket grupit eliminator di te them se eshte i veshtire. Zvicra do te jete ekipi per t'u mundur ne menyre qe te arrijme nje vend te trete.” ka deklaruar De Biasi trajneri i ri per Shqiperine. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4922 |