Kombetarja/ Mustedanagic mund te drejtoje ne dy miqesoret e nentorit | ||||
|
FSHF po mendon seriozisht per t’ia lene ne dore ndihmesit te Kuzhes, boshnjakut Xhemal Mustedanagiçit, drejtimin e Shqiperise ne dy ndeshjet miqesore me Azerbajxhanin ne “Qemal Stafa” (11 nentor) dhe me Maqedonine ne Prilep (15 nentor). Trajneri i ri nuk po gjendet akoma dhe bisedimet me kandidatin kryesor Besnik Hasi kane ngecur. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka nuk kerkon te nxitohet pasi kombetarja dhe tekniku i ri eshte nje teme delikate e cila kerkon zgjidhje te studiuara mire. Per momentin nuk ka asnje zhvillim konkret dhe nuk pritet te kete edhe per pak kohe. Keshtu kane treguar burime te brendshme ne FSHF.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4624 |